Mos ta ndërtojmë lumturinë në këto kohë të turbullta , mbi fatkeqësinë e tjetrit

11.12.2017 14:02:50

Shkrim nga Skënder Mulliqi

Njeriu më gjitha veshtërsitë që ia sjellë jeta , duhet ta ndërtojë lumturinë e tij?Mos të triumfon e keqja karshi të mirës.Ti hapim zemrat, ta flakim urrejtën dhe të keqijat për të mirën tonë, për të mirën e përgjithshme.Të gjejnë vend në zemrat tona dashuria , së vetëm kështu e kemi edhe organizmin më të shëndosh dhe bëhemi edhe më të lumtur.

Mos ta ndërtojmë lumturinë mbi fatkeqësinë e tjetrit.Mos të bëjmë karrierë duke kaluar mbi trupat e njerëzve sikur të ishin kufoma.Të bëhemi të vetëdijshem dhe të jemi real së pos të mirës kemi edhe situata të cilat na sjellë jeta ose në ia sjellim veti më punë të pandershme .Mos të mbjellim urrejtjën, të kultivojmë miqësinë dhe dashurinë e ndërsjellë e cila si traditë e mirë po tretet si fluskë sapuni.

Kur vesi na shëndrrohet në virtyt së pari nuk I kemi punët mirë na vet, pastaj as rrethi ku jetojmë , dhe nuk do të kemi as shtet si duhet.Dihet së veprimet e mira nuk janë të lehta, ato kërkojnë mund dhe skrifiicë të mëdhe gjatë jetës. Dhuna , forca , arroganca , demagogjija , llafazanija dhe shumë qka tjetër janë bërë për fatin tonë të keq pjesë e jetës sonë. Pastaj, fenomenet si korrupcioni dhe krimi I organizuar na janë bërë shkatrrimtare për shtetin dhe të ardhmen e brezave .Për fatin tonë të keq bukur shumë janë bërë ata të cilët këto dy vese I kan shëndrruar në virtyt. Po rrahin gjoks së janë të ditur ,së janë të zotë duke I konsideruar të tjerët të pavlefshem! Ne, kemi ardhur në këtë botë si njerëz, si qenje më e përkryer të cilën na ka fal Zoti.Na kemi ardhur në këtë botë që të bëhemi njerëz të mirë , të ndershem , të moralshem , të punojmë që jetën të bëjmë të lumtur .Mos ti asgjësojmë vlerat njerëzore, se herët apo vonë na pret asgjesim i keq! Ne fund të fundit nuk është fatkeqësi e madhe nese njeriu I humb të mirat materjale , në relacion që mos të humb shpirtin , mos ta humb njerëzillëkun dhe dashurinë për tjetrin. Te luftojmë kunder fenomeneve negative te cilat na kan mbi pas luftës si këpurdhat pas shiut.

Pastrimi I zemrës është themeli I lumturisë.Te bëhëmi të vetëdijshem karshi të njerëzve të tjerë, të sillemi njerëzisht , edhe nese dikush në kokën dhe zemrën e tij ka ndjenja të tjera. Për atë miqë të nderuar , korrekëtësia karshi tjerëve është gjëja më fisnike në këtë botë.Nese dëshirojmë të jemi të lumtur , duhet që këtë lumturi ta kultivojmë më mirësjelle ,më buzëqeshje, me fjalë të mira, më përqafime të ngrohëta, por edhe më lotë kur vjen deri të ajo. Të gjithë mundemi nese deëshirojmë të duhemi si njerëz . As më lehtë as më veshtirë.Bie pyetja , a është e mundur të jesh dhe të mbetesh i lumur, kur të rrethojnë :dhuna,problemet e tjerëve, padrejtësitë e ndryshme dhe urrejtja? Sigurisht së nuk eshtë e lehtë, por vullneti i madh edhe i mund veshtërsitë .. njeriu mund të këtë gjithëfarë thirrje, titull, diplomë , të këtë villa, auto të bukur, por nese nuk ka dashurinë në zemer, të gjitha këto dimenzione jetësore bëhën të pavlefshme . E bukur është ti kesh të gjitha, kuptohet ndershmerisht , jo si elitat tona të pasluftës , të cilat humben qdo ndenjë njerëzore dhe morale , duke u pasuruar mbi mundin e të tjerëve. O ju njerëz që jeni ngjitur atje lartë në pushtet, keni “harruar” së gjërat e vogla të bëjnë të madh. Kemi ardhur në këtë botë si qënje e përkryer dhe e dinjitetshme, mos të lejojmë askënd që të luajë më jetën dhe më fatin tonë, mos të lejojmë askush që të shkelë mbi krenarinë dhe dinjitetin tonë , të cilat na i ka dhuruar Zoti!