Mos u mundo ti afrohesh asaj, nuk do te kerkoje kurre te rrini me te, se ajo i di vlerat e verteta te saj…”!!!

04.08.2020 14:13:52
Nga Pirro Minella
……Krenare, e bukur e paarritshme edhe sot, kur kalon gjithmone para lokalit ku pine kafe meshkujt e bllokut te lagjes.
Dikush qe e njihte qysh ne rinine e saj te pare e zbertheu pasi u largua silueta e saj tutje ne hapsirat e lagjes ku banon.
Nuk ka per te kerkuar kurre qe te rrini me te, se vete jeta qe ajo ka kaluar, tere periudhen e saj e ka mesuar, qe asnjehere, nuk i eshte gjendur dikush prane ne ato raste qe ka patur nevoje, por i ka perballuar vete.
Eshte aq krenare dhe tere jeten ka qene me se e mjaftueshme e pavarur, kur ka marre vendime te rendesishme ne jeten e saj, sa nuk ka patur nevoje dhe as qe e ka menduar se mund te varej nga dikush, apo te mbeshtetej tek dikush. Keshtu eshte gatuar ajo. Kur ka patur nevoje nuk i kane ardhur njerezit per ta ndihmuar me frymen e magjise, por ajo ka punuar me problemert qe ka hasur ne jete dhe ka arritur ne nje zgjidhje optimale per te. Per kete ajo ka luftuar me force dhe me vullnetin e saj te brendeshem.
Krenaria e saj nuk e le qe te rrini me te, edhe pse shpirti i saj i brendshem ka nevoje per dike, edhe pse ajo me vete e mendon ate se e do qe te kete dike, por fiton krenaria e saj, krenaria e femres se pamposhtur.
Midis njerezve qe e rrethojne ate, qe e njohin deri ne thelb ate, ka te tille qe e duan vertet per te vetmen aresye se ajo eshte vetvetja dhe e reflekton ate aq bukur dhe aq thjeshte.
Eshte e bindur, qe njerezit qe e rrethojne ate, ata te paktet qe e duan vertete, kurre nuk mendojne braktisjen qe mund ti bejne ne rrethan e situata te veshtira per te. Per kete ajo ka siguri dhe mbeshtetet tek ata.
Duke e njohur ne thelb krenarine e femres, qe fshihet thelle ne shpirtin e saj, di te dalloje njerezit dhe nuk ka per te luftuar kurre per nje njeri, ne rast qe edhe ai nuk i pergjigjet me te njejtin temp dhe te luftoje me te.
Femra krenare qe sapo u largua, nuk kerkon nje lidhje te lehte siperfaqesore, por nje lidhje te vertete, qe te dy ti dhe ajo ti gjendeni ne cdo cast njeri tjetrit. Ne momentin qe e ndjen qe nuk mund te permiresoheni vetem neqoftese ajo ju bind te qendroni dhe bindet dhe ajo vete tek ju mund te vazhdoje lidhjen.
Ne rast te kundert kerkon vete tju shikoje duke ikur nga lidhja e saj, edhe ne rastin qe ju ja keni rrembyer zemren dhe zemra e saj thyhet.
Nuk pranon kurre rikthjimin dhe aq me pak ndenjen me te ne keto momente.
E tille eshte mikja ime e hershme.
….Ra qetesi e thelle ne tavoline, te gjithe ne syte e tyre ishte ngritur nje “mit i pakapshem”……
Image may contain: 1 person, standing and shoes