Mosliberalizimi i vizave pasojë e përpjekjeve të strukurave mafiozo-politike dhe agjenturore për të penguar luftën kundër krimit të organizuar

Nga Rexhep Kastrati

BE-ja ia përsëriti Kosovës kushtet për liberalizim të vizave, e të cilat kanë qenë të njohura që nga dita kur ishte dhënë drita jeshile për t’u caktuar data për liberalizimin të vizave. Dhe këto dy kushte që atëherë kanë qenë dhe kanë mbetur: ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit është lufta kundër bosëve të krimit, kundër atyre që bashkë me luftën sollën vëllavrasjen, linçimin dhe përçarjen brendashqiptare, kurse me mbasluftën sollën uzurpimet e pronës publike, por edhe vazhduan krimet brendashqiptare të filluara që me  vrasjen e Ali Ukjat në Tiranë, më 1997 e këndej. Pra, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është lufta kundër atyre që e instaluan veprimtarinë kriminale si mjet për arritjen e qëllimeve politike, përkatësisht e kthyen në sistem të tyre. Dhe koha kur ka ndodhur kjo, të gjithë kanë qenë bashkë: Hashimi, Ramushi, Kadriu, Fatmir Limaj, Rexhep Qosja, Albin Kurti, Adem Demaçi dhe gjithë llumi i tillë dhe i faqes së zezë. Dhe kjo kohë është koha kur ndahej Mitrovica dhe kur enklavat serbe kishin mbirë si këpurdhat mbas shiut. Pra, kur ka ndodhur shndërrimi i krimit të organizuar në sistem dhe në mjet për arritjen e qëllimeve politike, pra edhe të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, dhe përpjekja për rrënimin e linjës institucionalsite të presidentit Rugova ata të gjithë kanë qenë bashkë, dhe për të njëjtat arsye sërish janë bashkë. Prandaj, edhe kanë qenë dhe janë edhe kur bëhet fjalë për të penguar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prandaj lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është luftë kundër gjithë këtyre, prandaj edhe është e qartë dhe është bërë e qartë se kë prek më shumë kjo luftë. Dhe për ta penguar këtë luftë, nga partitë aktuale opozitare dhe nga PDK janë shfrytëzuar si pretekste dy marrëveshjet: ajo për Asocaicionin dhe ajo për demarkacionin. Në fakt, marëveshja për Asociacionin dhe për demarkacionin, sikurse të gjitha marrëveshjet tjera janë marrëveshje të arritura bashkarisht nga të njëjtat struktura që e kanë ndarë Kosovën mbi baza etnike. Marrëveshja për Asociacionin që është një formë për të eliminuar ndarjen thuajse të plotë të veriut të Mitrovicës dhe të Kosovës, është produkt i një procesi të gjatë krijimi, konsolidimi, legjitimimi dhe konsolidimi me aktorë dhe faktorë strukturat mafiozo-politike, të ridimensionuara në parti politike, por që në fakt janë vetëm fraksione të të njëjtës origjinë: linjës së Tiranës/Kretës. Marrëveshja për demarkacionin është marrëveshje, e negociuar dhe e formësuar po nga të njëjtat strukura që kishin bërë ndarjen etnike të Kosovës. Dhe të dy marrëveshjet origjinën, formësimin dhe kodifikimin  ekanë para se të formohej Qeveria aktuale, nga të njëjtat strukura që do të preken nga lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prandaj edhe kundërshtimi i tyre nuk bëhet me arsye patriotike, por me arsye të kundërta: për interesa serbo-ruse në rajon, si dhe për të penguar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Se ësht kështu dëshmon pikërisht fakti se çështja e Asociacionit dhe e demarkacionit janë çështje që kanë zënë fill qysh para zgjedhjeve, dhe në asnjë rast, Marrëveshja e 19 prillit 2013, si dhe negociatat në vazhdim për zbatimin e saj nuk janë kontestuar dhe nuk janë mohuar. E njëjta vlen edhe për çështen e demarkacionit. Duhet të kujtojmë se në proesin negociator gjatë mandatit të kaluar qeverisës, kanë qenë Edita Tahiri nga koalicioni PDK, dhe Blerim Shala, nga AAK. Në kuadër të negociatave për demarkcionin, po ashtu ka qenë i inkuadruar vetë Hashim Thaçi, kurse në punën teknike, përveç anëtarëve të Komisonit shtetëror për shenjimin e vijës kufiatre, ka qenë edhe Ali Lajçi i AAK-së. Pra, në gjithë këto, kanë qenë përsëri bashkë, ata që bashkë kanë qenë gjatë luftës dhe pas saj, dhe që e kanë instaluar krimin dhe korrusionin si mënyrë për arritjen e qëllimeve politike. Dhe kanë qenë bashkë çdo herë, dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe tash sa herë që bëhe fjalë për të goditur linjën institucionaliste të presidentit Rugova, përkatësisht të LDK-së, ashtu siç kanë qenë bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë për të mbrojtur strukturat e tyre mafiozo-politike, për të mbrojtur krimin e organizuar dhe krrupsionin. Dëshmitë për këtë janë të çdp kohe, por më pikantet janë: qndrimi i përbashkët kundër zgjedhjes së presidentit Rugova si president i Kosovës më 2001-2002; qëndrimi i përbashkët kundër përfshrjes së FARK-ut si forcë çlirimtare në kuadër të ligjit për veteranët e luftës; qëndrimi i përbashkët për mosemërtimin e Forcave të Armatosura me emrin e saj normal dhe kushtwetues: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), vetëm pse ishte emërtim i njëjtë si i FARK-ut gjatë kohës së luftës. Por këta janë bashkë edhe kur bëhet fjalë luftimi i qeverisjes së vendit që nga momenti kur drejtimin e saj e ka marrë LDK në krye me kryeministrin Mustafa, ashtu siç janë bashkë edhe për nxitjen e urrejtjes brendakombëtare deri në luftë brendashiqptare. Pra, sikurse gjatë dhe pas luftës, ata vazhdjnë të jenë bashkë kur bëher fjalë lufta kundër LDK-së dhe për mbrojtjen nga lufta kundër krimit të organizuar, dhe qëllimi i vërtetë është pikërisht të thellohet lufta kundër LDK-së dhe të mbrhen nga lufta kundër krimit të organizuar. Në krahë të tyre, ashtu si gjatë luftës dhe pas saj, është edhe linja udbasho-jugosllavokomuniste, e cila sidomos në rrafshin e luftës speciale medietike, sikurse gjatë dhe pas luftës është duke bërë gjithçka për të instaluar një klimë terrori psikolgogjik, një klimë defetizmi dhe mohimi të gjithçkaje që është arritur gjatë këtyre dy viteve. Dhe në gjithë këto, natyrisht se agjentura dhe grupe të ndryshme kriminale, janë tepër të implikuara me qëllim pengimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, me qëllim të avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, siç është procesi i liberalizimit të vizave, dhe përgjithësisht procesi i integrimit evropian, me qëllim të pengimit në orgnaizma ndërko bëtarl, me qëllim mosshtrirjen e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e saj. Dhe në gjithë këto, përgjegjësia e partive opozitare, e PDK-së dhe linjës udbasho-jugosllavokomuniste është shumë e madhe. Prandaj, edhe mosliberalzimi i vizave, mbetet përgjegjësi e plotë e tyre dhe një nga qëllimet e tyre kundërkombëtare të nisura qysh më 1997 e këndej. Përpjekjet për të kamufuar gjithë angazhimet e tyre të vërteta për të dëmtuar vendin dhe për të penguar proceset pozitive të tij, me retorika pseudopatrotike, janë të njëjta apotë ngjashme me të njëjtën retorikë të luftës dhe të pasluftës që kamuflonte ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, vrasjet brendashqiptare dhe luftën speciale me qëllim nxtjen e luftës brendashqiptare.