Mosmarrëveshje për pronën, të shtëna me armë e katër të arrestuar në Podujevë

22.08.2018 10:13:19
Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje për pronën, kanë përdorur edhe armë.

Sipas policisë në këtë rast që ka ndodhur në Podujevë,  nuk ka pasur të lënduar, ndërsa që janë konfiskuar dy armë dhe një veturë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje pronësore në mes katër personave të dyshuar meshkuj K-shqiptar, ka ardhur deri te përdorimi i armës por pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë. Janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër. Vetura e njërit nga te dyshuarit është konfiskuar pasi që ishte e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Janë arrestuar të katërt të dyshuarit, ku tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje