Mosratifikimi i Marrëveshjes me Malin e Zi mund të jetë shkatërrimtar për Kosovën

22.02.2018 15:57:36

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, përveçse u përdor gjatë tre viteve të shkuara si argument për të shkaktuar krizë politiko-institucionale dhe për të bllokuar proceset pozitive për vendin, edhe më tej vazhdon të jetë një çështje që rrezikon të shpërthejë në një krizë të thellë dhe shkatërrimtar për vendin.

E kam thënë vazhdimisht se çështja e demarkacionit po përdoret nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre, si dhe nga strukurat mafiozo-politike shqiptare për të destabilizuar vendin dhe për të hapur rrugë për ndryshim kufijsh në rajon, por tashmë kjo çështje po vjen e po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Kjo për faktin se nëse dje kishim një marrëveshje ndërshtetërore për demarkacion, tashmë kemi edhe nje Deklaratë ndërmjet dy shteteve për zbatimin e Marrëveshjes së parë, si dhe kemi një Raport vlerësues i Raportit paraprak mbi të cilën ishte arritur ajo marrëveshje.

Në kuptimin e qëndrimeve politike, tashmë kemi disa qëndrime që veçsa e vështirësojnë ratifikimin në Kuvend: kemi këmbënguljen e AAK-së për përfshirjen e Raportit të Bulliqit në kuadër të projektligjit për ratifikim të demarkacionit, në anën tjetër kemi kundërshtimin e LDK-së për përfshirjen e këtij Raporti, pasi që nuk është i përfunduar dhe nuk është pjesë e së drejtës ndrëkombëtare. Përveç këtyre kemi qëndrimin njëjtë të VV-së dhe të listës “Srpska” kundër kësaj Marrëveshjeje.

Pra, tash nuk bëhet fjalë vetëm për saktësinë apo jo të Marrëveshjes së parë, por edhe artefice të tjera që minojnë ratifikimin e saj, ndërkohë që duhen së paku 80 vota për ta bërë këtë.

Këto qëndrime e vështirësojnë edhe ashtu shumë të vështirë ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, pasi që edhe pa to ka qenë e vështirë, sepse vetëm 41 kuvendarë të pozitës dhe rreth 28 kuvendarë të LDK-së, nuk do të ishin të mjaftueshme për ratifikim.

Dhe kjo është një mundësi për Serbinë që të fusë vendin në krizë dhe të çojë drejt një destabiliteti të pakthyeshëm. Është kështu për faktin se tashmë Serbia jo veç ka në dorë ratifikimin a po jo të Marrëveshjes, por ka në dorë edhe qëndrimin më këmbë të Qeverisë, pra ka në dorë stabilitetin e vendit.

A do të mjaftohet Serbia veç me pazare për Asociacionin, apo do të provojë të fusë Kosovën në një qark vetëshkatërrues, kjo mbetet të shihet, por tashmë i ka të dyja mundësitë.

Serbia, për dallim nga legjislatura e kaluar që nuk mund ta rrëzonte Qeverinë, tashmë e ka këtë mundësi. Po ashtu, për dallim nga legjislatura e kaluar që pozita kishte rreth 90 kuvendarë, tash ka vetëm 61.

Kështu, ajo tashmë mund të kushtëzojë votën pro demarkacionit me Asociacionin, përkatësisht që ai të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit, pa vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, Serbia është kundër demarkacionit me Malin e Zi, pasi që kufirin e Kosovës me këtë shtet e konsideron administrativ, dhe si kufi shtetëror e konsideron si kufi ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Pra, Serbia mund të mos e kushtëzojë fare votën pro demarkacionit, por mund të mos lejojë listën “Srpska” ta votojë atë.

Në një rast të tillë, topi do të mbetej te partitë shqiptare, të cilat e kanë kthyer në çështje jete a vdekje, në kuptimin e kanë kthyer në një çështje të inateve personale dhe të autoritetit të tyre në publik. Parti të ndryshme që e kanë kundërshtuar Marrëveshjen, tashmë e kanë bumerang, pasi që po hoqën dorë nga kundërshtimi, do të dalin si tradhtare.

Pra, kjon çështje është shndërruar në çështje jetike për to, me mundësi të vogla për të kaluar në Kuvend. Në një situatë të tillë, do të pasonte rënia e Qeverisë dhe futja e vendit në krizë politiko-institucionale që do të mund të kishte një cikël pa fund krize. Çshtë kështu për faktin se edhe Qeveria tjetër nëse do të arrinte të krijohej, përsëri nuk do t’i kishte numrat për ratifikimin e Marrëveshjes dhe kështu do të rrëzohej.

Ky cikël shkatërrimtar për Kosovën do të mund të pengohej vetëm me unitet të partive politike shqiptare dhe me pakicat joserbe, që do të kishte për bazë miratimin e Marrëveshjes për demarkacion, me përgjegjshmërinë dhe ndërgjegjësimin se nuk do të ketë tjetër Marrëveshje me Malin e Zi, por mund të ketë vetëm rishikim pas ratifikimit.

Në kushtet kur nuk ka unitet ndërmjet partive shqiptare, dhe në kushtet kur votat e serbëve janë të nevojshme, Serbia mund të shkaktojë krizë politiko-institucionale që mund ta rrënojë shtetin qoftë për mungesë funksionaliteti, qoftë edhe për shkak se situata mund të eskalojë në konflikt ndëretnik, si bazë për skenarë ukrainas, apo edhe për kthim të Kosovës në gjendjen e vitit 1999.

Për të mos ndodhur këto, për t’i hapur rrugë rishikimit të Marrëveshjes dhe për të hapur rrugë për proceset ndërkombëtare, duhet urgjentisht të ratifikohet ajo Marrëveshje!

Po ashtu, kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet, edhe për faktin nga kjo varet shumë edhe pozita ndërkombëtare e Kosovës, do të varen raportet me aleatët tanë strategjikë, që është jetik për Kosovën,