Mot i ftohtë dhe me ngrica dy ditët e ardhshme, këto janë temperaturat

06.02.2020 19:07:35

Moti në Kosovë do të jetë i ftohtë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset kodrinoro-malore do të ketë kushte për fjolla të lehta bore. Të shtunën parashihet mot me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesish nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.