Mot i ndryshueshëm në javën e ardhshme

05.07.2020 14:13:40

Java e ardhshme fillon me mot jo stabil, vranësira, rreze dielli, por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Siç njofton IHMK, kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.