Motër e vëlla i shfrytëzuan vajzën si prostitutë, flet babai i të miturës

05.10.2016 14:14:41

Motër e vëlla i shfrytëzuan vajzën si prostitutë, flet babai i të miturës

Një vajzë 19­vjeçare dhe vëllai i saj adoleshent u arrestuan sot në Durrës pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur vetëm 14 vjeçe. Në pranga përfunduan Malvina Skura dhe L.P., 17 vjeç

Sipas Policisë, të dy këta persona kanë ushtruar dhunë fizike mbi vajzën Xh.H., duke e detyruar të punojë si prostitutë për interes të tyre. Ndërkohë, babai i vajzës, Dalip Haka duke folur për “News24”, është shprehur se, dy të arrestuarit rezultojnë me precedent penal pasi janë të dënuar dhe më parë.

Ai thotë se vajza e tij është ndikuar dhe nga ambienti pasi që e vogël është braktisur nga nëna. Haka shprehet se vajza kishte ndërprerë ndjekjen e shkollës pas klasës së tetë. Nga hetimet e Policisë, rezulton se e mitura kryente marrëdhënie me klientë, të cilët i gjenin të arrestuarit. Për raport, ajo paguhej 3 000 – 5 000 lekë.