Shqipëri/ Motër e vëlla u vranë në oborrin e shtëpisë, ja dyshimet për autorin

25.02.2020 23:34:03

Pak minuta perpara orës 21.00, dy persona janë ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tyre në Kodër Rrëshen të Mirditës. Viktimat janë motër e vëlla dhe janë vrarë nga një person për të cilin policia ka dyshime të forta.

Ata janë qëlluar në oborrin e shtëpisë dhe njëri prej viktimave është Esmeralda Filopati dhe vëllai i saj Vladison Koleci. Dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Fatmir Koleci nga fshati Zejmen i Lezhës, ish bashkëshorti i shtetases që mbeti viktimë, i cili pas krimit është larguar menjeherë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.