Moti i keq përfshin Greqinë, mbyllen shkollat dhe kopshtet

16.02.2021 10:19:13

Greqia është përfshirë prej ditësh nga moti i keq që ka pushtuar rajonin. Duke marrë parasysh temperaturat e ulëta në takimin e ministrit të Arsimit me guvernatorët e zonave të vendit u ra dakord pezullimi i mësimit në shkolla, deri në një moment ku do cilësohet e përshtatshme prej autoriteteve vendore. Ky vendim përfshin edhe kopshtet.

Në shumë rrugë nacionale qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me ndihmën e zinxhirëve. Athina dhe periferitë e saj janë përballur me probleme te mëdha në qarkullimin e makinave prej mëngjesit të së hënës kur vala e motit të keq ka zbritur në jug të vendit.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetaret të kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të motit.