Moti në bregdetin shqiptar

24.07.2017 08:33:49

Të martën shkëputet vala e të nxehtit, kthehet në gusht

Nesër ulet vala e të nxehtit, por do të rinisë më 1 gusht. Bazuar në parashikimin e fushës termike për ditët vijuese deri në fund të korrikut 2017. Sipas meteorologëve, pritet që të vijojnë temperaturat e larta deri të hënën, ndërsa shkëputet vala e nxehtësisë nga nesër deri më 29 korrik.

Vala e të nxehtit ri-kthehet ditët e fundit të korrikut për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017. Gjatë kësaj periudhe, pritet që në Tiranë të shënojë maksimalisht 38 – 38.5 gradë Celsius.