Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

27.05.2018 19:29:06

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë në pesë ditë e ardhshme, në Kosovë.

Sipas parashikimit të IMHK, vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjte parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/