Moti sot, vranët dhe me riga shiu

14.03.2018 10:06:33

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga të shiut ku temperatura më e lartë e ditës do të jetë rreth 17 gradë.

Temperatura më e ulët do të jetë nga tre deri në nëntë gradë.

Deri të shtunën, moti do të jetë kryesisht i ngrohtë, me temperaturat më të larta mbi mesataren për këtë kohë të vitit.