Motivet që kanë  islamikët  në  rastet e terrorizmit islamik dhe  luftërave  terroriste islamike!

06.05.2019 12:20:53

Nga Skender Jashari

Bota  islamike, sot ndodhet  në luftën terroriste më të tmerrshme  brenda  vetes, për  reformimin e  saj, por edhe  në luftën terroriste kundër  botës. Islami politik(  sidomos vehabizmi), por edhe në tërësi islamizmi,  që nga  vitet  1815,  e më pas,  janë  përdorur nga Rusia( pansllavizmi), për  qëllim të  shkatërrimit, luftimit dhe presionit kundër  botës   perëndimore( Europës dhe Amerikës, veçmas SHBA-së).

Motivet fetare, u theksuan sidomos pas aktit terrorist të 11 shtatorit 2001 kundër SHBA-së, ku është thellu konflikti mes besimeve  monoteiste në njërën  anë  islamit dhe në  anën tjetër  krishterimit dhe judaizmit.[1]Islami  pas 11 shtatorit 2001, u vendos në  qendër të  vëmendjes, në  ndërlidhjen në mes  religjionit dhe  terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje  nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin  për 2000 raste më shumë, e të  cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. [2] Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike  janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe  për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.[3]Religjioni është njëra ndër tre  a më shumë  arsyet  kryesore, të  67 % të konflikteve, duke luajtur rol të  rëndësishëm, sidomos  në krijimin e  sistemeve me qeverisje  islamike,  veçmas në  vendet  e Afrikës Veriore dhe  Perëndimore si dhe në vendet  e Lindjes së Mesme.[4]  Nga kjo mund të  shihet qartë  që  islamizmi, është  ngushtë i lidhur me:

  1. Terrorizmin islamik dhe
  2. Luftërat terroriste!