Mou: Kam të ardhme të sigurt, edhe pa Manchester United

19.12.2018 23:20:42

Vetëm një ditë pasi u shkarkuar nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho është kthyer në Londër, aty ku edhe jeton familja e tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, trajneri portugez komentoi shkurtazi eksperiencën e tij në Manchester, por edhe shkarkimin.

“Manchester United ka të ardhme të sigurt edhe pa mua dhe unë kam të ardhmen time edhe pa ‘djajtë e kuq’. Jam vërtetë i lumtur dhe i nderuar, që punova në ‘Old Trafford’ për më tepër se dy vite”, theksoi Mourinho.

Trajneri portugez u shkarkua paraditen e djeshme, pasi klubi prej javësh po kalonte një krizë rezultatesh, që e kishin nxjerrë nga objektivat ,ndërsa ambienti nuk ishte i qetë as në dhomat e zhveshjes.