Mourinho jep Darmian plus para per Hysajn

25.11.2016 14:40:23
Albania's defender Elseid Hysaj arrives for a training session in Perros-Guirec, western France, on June 12, 2016 during the Euro 2016 football tournament. / AFP / FRED TANNEAU (Photo credit should read FRED TANNEAU/AFP/Getty Images)

Jose Mourinhon këmbëngul për të transferuar Elseid Hysajn në Old Trafford. Sipas ESPN, trajneri portugez është gati t’i bëjë një ofertë konkrete klubit të Napolit, ndonëse do të jetë e vështirë që mbrojtësi shqiptar të shkëputet që në janar nga San Paolo. Gjithsesi me një propozim të qartë dhe të leverdishëm për presidentin De Laurentiis, në verë Hysaj mund të bëhet pjesë e Premier League.

Te United janë të bindur se kanë në dispozicion kartën e duhur për ta arritur këtë marrëveshje. Bëhet fjalë për mbrojtësin itlaian Darmian, i cili nuk po përshtatet me skemat taktike të Mourinhos. Ish-futbollistin e Torinos, Napoli e pëlqente dy sezone më parë kështu që ekzistojnë premisat që drejtuesit e të dy klubeve të bien dakord për një shkëmbim të mundshëm, plus një sasi të konsiderueshme parash në arkat e skuadrës italiane.

Vetëm pak muaj më parë Elseid Hysaj rinovoi kontratën me Napolin me një klauzolë largimi 50 milionë euro, e vlefshme vetëm për jashtë Italisë. Pikërisht ky është detaji që mund të shfrytëzojë Mourinho për të vënën nën urdhrat e tij mbrojtësin e kombëtares shqiptare verën e ardhshme.