Mourinho konfirmon: “Schweinsteiger do të qëndrojë te United”

29.01.2017 22:26:21

Jose Mourinho ka konfirmuar se Bastian Schweinsteiger nuk do të largohet nga Manchester United këtë muaj. Mesfushori gjerman regjistroi ndeshjen e parë si titullar nën drejtimin e trajnerit portugez duke shënuar edhe një gol në fitoren 4:0 të Djajve kundër Wigan në FA Cup. Dhe megjithëse nuk është përfshirë në ekipin e Mourinho-s në Premier League në fillim të sezonit, fituesi i Kupës së Botës do të qëndrojë te United deri në fund të sezonit. Kur u pyet rreth fitores së ekipit të tij në “Old Trafford”, portugezi konfirmoi se 32 vjeçari nuk do të largohet në ditët e fundit të merkatos së dimrit. “Po, ai do të qëndrojë. Ai do të përfshihet në listën e Europa League pasi kemi vende bosh pas largimit të Depay dhe Schneiderlin,” ishin fjalët e Mourinho-s pas takimit.

“90 minuta mbase kanë qenë të vështira për të, nga minuta e 65-të e deri në fund mendoj se ka qenë e vështirë por mendoj se tani është i lumtur.” Paraqitja e vetme e Schweinsteiger përpara kësaj fundjave ka qenë gjatë fitores së EFL Cup kundër West Ham në nëntor. Ish-ylli i Bayern në fillim të sezonit nuk bënte pjesë në planet e Mourinho-s por ai vazhdoi të stërvitej me përkushtim dhe tani ia ka dalë mbanë të luajë si titullar me Djajtë. “Ai sillej si profesionist edhe kur nuk luante, dhe nuk pres që kjo të ndryshojë. Me kaq shumë kompeticione dhe ndeshje që na presin, ai do të jetë një opsion.” United do të ndeshet me Saint-Etienne në Europa League muajin e ardhshëm dhe ai gjithashtu mund të luajë në raundin e pestë të FA Cup./telesport.al/