Mourinho lë të hapur mundësinë e transferimit të Pogbas

03.08.2016 23:26:25
Jose Mourinho ka dhënë një përgjigje që lë të hapur mundësinë e transferimit të Paul Pogbas te Manchester United.
Trajneri portugez, në fillim të ndeshjes Manchester United – Everton është pyetur rreth mundësisë së transferimit të francezit Pogba në ‘Old Trafford’.

Mourinho, edhe pse nuk ka folur me emra, me përgjigjen e tij ka bërë të kuptohet se United dëshiron nënshkrimin e Pogbas, përcjell Lajmi.net.

“E vërteta është se ne po kërkojmë të nënshkruajmë me dy lojtarë, afati i transferimeve mbyllet më 31 gusht siç e dini”, u përgjigj Mourinho.

“Pra, ne kemi mjaft kohë për të kryer transferime, por unë do të doja që këto transferime të vijnë para se të fillojë Premierliga”.