Mourinho: Ne jemi gati për transferimin e ri, kjo është e sigurt

04.08.2016 14:37:45

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka paralajmëruar se transferimi i ri është gati dhe do të ndodh sigurt.

United është në bisedime të vetme me yllin e Juventusit, Paul Pogba i cili është afër marrëveshjes me “Djajtë e kuq”, e ky sinjal nga portugezi, Mourinho sigurisht që mund të jetë për lojtarin francez edhe pse, Jose nuk pranoi të fliste për të.

“Ne jemi gati për të bërë njoftimin e transferimit të ri, kjo është e sigurt. Por unë nuk dua të flas për Paul Pogbën, ai është lojtari i Juventusit”, ka thënë Mourinho.