Mourinho, rinovim “faraonik” për 5 sezone

12.10.2017 20:04:17
Soccer Football - Premier League - Manchester United vs Crystal Palace - Old Trafford, Manchester, Britain - September 30, 2017 Manchester United manager Jose Mourinho REUTERS/Andrew Yates EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Manchester United kërkon të blindojë Portugezin Jose Mourinhon me mega kontratën prej 75 milionë eurosh deri në vitin 2022. Tekniku i djajve të kuq nuk duket të ketë kundërshtime dhe pritet të firmosë kontratën që do të përkthet në ndalesën më të gjatë të karrierës së tij. Manchester United ka fluturuar këtë sezon në drejtimin e Mourinhos, me klubin e Old Trafford që ndan vendin e parë të klasifikimit të Premierës Leagues me Manchester City. 54 vjecari portugez është trajneri më mirë i paguar në botën e futbollit, përkrah kolegut dhe rivalit të Manchester Cityt Pep Guardila, me të dy teknikët që respektivisht fitojnë plot 250 mijë paund në javë. Kjo pagesë pritet të mbetet e njëjtë për Mourinhon por shpërblimi, i tij në rast trofesh dhe fitoresh do të ngjitet në strastosferë. Detajet e fundit të kontratës janë ende duke u përpiluar. Në verën e vitit 2016 Mourinho firmosi kontratën tre vjecare me United por si drejtuesit e klubit anglez ashtu edhe vet tekniku janë të bindur se kanë një partneritet ideal, ndaj palët janë shumë kënaqura për zgjatjen e afatit kohor të bashkëpunimit. Progresi i Mourinhos me këtë ekip në vetëm 1 vit e gjysëm ka impresinuar drejtuesit e anglez si dhe ka bërë që të fitojë afeksionin e tifozëve, të cilët do ta kenë teknikun edhe për 5 vitet e ardhshme./supersport.al/