Mourinho, shoping me të bijën në “Victoria Secret”

12.12.2016 09:59:54

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, duket i mërzitur teksa bën shoping me të bijën, Matilde, në dyqanin e njohur të modës për të brendshme, “Victoria Secret”. Bosi portugez duket i mërzitur dhe i bashkohet Matilde për një udhëtim në “Victoria Secret” dhe “Hermes”.

Ai mund të jetë gati për të nisur shpenzimet zbavitëse të janarit, por është e pamundur që të gjeji përgjigje për problemet e Manchester United në dyqanin e “Victoria Secret”. “Special One” nuk duket të jetë në humor të mirë, edhe pse iu bashkua vajzës së tij për të bërë blerjet e Krishtlindjeve në Londër.