MPB: Qytetari që tha se shpëtoi fëmijën dhe nënën gënjeu, nuk ka qenë kështu rasti

11.08.2016 13:28:55

Ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë për rastin kur qytetari Besim Veseli ka thënë se ai ka shpëtuar nënën dhe fëmijën në vendet e vërshuara. MPB thotë se ky rast i dy personave të shpëtuar nuk është hasur në asnjë nga spitalet e Shkupit, edhe pse kanë kontrolluar listat e pacientëve.

”Pjesëtarë të MPB-së kanë kontrolluar të gjithë spitalet e rrethinës së Shkupit dhe kanë biseduar me personat përgjegjës rreth këtij rasti. Ndihma e shpejtë na ka informuar gjithashtu se ky rast nuk ekziston dhe se qytetari Besim Veseli gënjen se ka shpëtuar një nënë dhe fëmijë. Edhe po ta kishte sjellë me veturë private, neve spitalet na informojnë për këto raste. Këto dy persona me prejardhje nga Shqipëria nuk janë gjetur nëpër spitalet e Shkupit.” thonë nga MPB, ku demantohet deklarata e Besim Veseli.