MPBU: LSDM shpreson të fitojë pikë politike nga halli i njerëzve në zonat e vërshuara

22.08.2016 18:30:58

Ljupço Nikolovski vazhdon me manipulimet dhe dezinformatat, duke shpresuar për pikë politike bile edhe mbi hallin e njerëzve nga zona e vërshuar e Shkupit, dhe edhe njëherë e konfirmoi mosnjohjen totale të funksionimit të sistemit për kullim, reagojnë nga MBPU.

“Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujëra pyetet se për çfarë keqpërdorimesh financiare flet Nikoloski kur në asnjë raport të revizionit dhe në asnjë pjesë të raportit të Revizorit shtetëror nuk është theksuar se mjetet janë paguar në mënyrë jo të drejtë dhe të paligjshme. Ministria edhe njëherë do të përsërit se çdo ndërmarrje për ekonomizim me ujëra përcakton mbikëqyrje e cila në terren e ndjek dhe e vërteton punën e realizuar. Të gjithë raportet për situatat, përpos mbikëqyrjes i nënshkruan edhe realizuesi i punëve, drejtori i ndërmarrjes për ekonomizim me ujëra dhe drejtori i Drejtorisë për menaxhim me ujëra pranë MBPU, thuhet në reagimin me shkrim.