MPJ-bullgare: Të hetohen dhe pengohen aktet e turpshme si ai i thyerjes së pllakës përkujtimore në Kajmakçallan

23.09.2016 20:34:26

Pas reagimit të dy deputetëve bullgar për thyerjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve bullgar të rënë në Luftën e Parë Botërore në malin Kajmakçallan, ka reagur edhe Ministria e jashtme e Bullgarisë.

Simas MPJ-së bullgare, shteti bullgar me vite kontribuon në tentimet për përkujtimin e përbashkët të ndodhive të këtilla, duke respektuar ashtu siç duhet varet e ushrëve, si një praktikë botërore për respektimin e historisë dhe të kaluarës në konflikte ushtarake.

Më tej, në reagim thuhet se edhe pse Maqedonia ka marrë përsipër që t’i shqyrtojnë nismat e këtilla, përsëri vazhdon vandalizmi që është një akt i turpshëm dhe i pasqarueshëm për vlerat e përgjithshme njerëzore, siç janë respekti për të vdekurit dhe të rënët.

MPJ-ja bullgare i bën thirrje Maqedonisë që t’i hetojë dhe pengojë aktet, siç thonë, të këtilla të turpshme, të cilat jo vetëm që janë të izoluara, por edhe ndikojnë në bisedimet e dy vendeve në drejtim të nënshkrimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.

Njiherit, MPJ-bullgare bën të ditur se do të ndërmerr masa për rinovimin e pllakës përkujtimore, duke bërë të ditur se personave që e kanë kryer aktin vandal, do t’u ndalohet hyrja në Bullgari.