MPJ e Maqedonisë thotë se Daçiq është frikacak

21.01.2017 16:07:24

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë, ka reaguar pas deklaratë së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili tha se pse Maqedonia merr pjesë në shumë organizata ndërkombëtare nën referencën IRJM dhe jo nën emrin kushtetues.

Nga MPJ për agjencinë “Meta” thonë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, frikësohet që mllefin e tij shovinist ta drejtojë drejt fuqive të mëdha.

“Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera. Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i’u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?”, deklarojnë mes tjerash nga MPJ.