Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës uron Kryeministrat Alexis Tsipras e Zoran Zaev dhe mirëpret Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.
MPJ konsideron se arritja e kësaj Marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira.
Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj Marrëveshje