Mposhtet Juve, ngushtohet distanca në krye të tabelës

15.01.2017 23:08:09

Fiorentina ka arritur të mposhtë liderin e Series A, Juventusin për të ngjallur garën në krye të tabelës.

Viola fitoi me rezultat 2 me 1 në xhiron e 20-të në Itali.

Kaliniq dhe Badelj shënuan golat për vendasit, ndërsa Gonzalo Higuain shënoi të vetmin për mysafirët.

Në tabelë Juve vazhdon të prijë me 45 pikë të tubuara. Në pozitën e dytë është Roma që ka një më pak por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Napoli si i treti ka 41 pikë.