MPPS apel që të punësuarit të qëndrojnë në shtëpi deri të premten

15.08.2016 09:25:22

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni ka apeluar deri tek institucionet publike dhe te kompanitë private që të punësuarit e tyre të qëndrojnë në shtëpi deri të premten (19 gusht) për të qenë më të lirë në pastrimin e shtëpive dhe vendeve të vërshuara në Stajkovc dhe Hasanbeg.

Kjo është një nga masat e kësaj ministrie për të ndihmuar banorët e prekur nga vërshimet. Po kjo ministri ka propozuar që banorët e prekur mund të aplikojnë për dokumente personale dhe me ndihmën e MPPS ato do të merren brenda 24 orëve.