Mrekullia e LDK-së

23.07.2018 10:07:07

Nga: Binak Maxharraj

LDK dhe LVV e refuyzuan ftesën e Kryeparlametarit Kadri Veseli për te biseduar ne lidhje me dialogun me Serbinë, sepse PDK i ka ardhë voja te bydha, por spo mund e banë pa ndihmë.

Pra,LVV shumë më heret e ka marrë vesh së kush është PDK kurr nuk i ka ba lajka e as qe ka deshte te hynë me asnjë çmim ne dallaverte e PDK.

Por ështe tepër e mrekullueshme qe me ne fund edhe LDK pas shumë vitësh rrokatjesh me PDK përmes ndërskamcave midis veti e mori vesh,e kuptoi,u bind se kush është PDK,cila është fytyra e pa fytyrë e PDK-së.

Është detyrë e LDK-së pasiqe disi e ka marrë ventën,që për hirë te elektoratit dhe anëtarisë se saj te qendroi larg shume larg nga PDK,sepse vetem kështu mund te jete vertet parti e vlerave.