Mrekullia gjermane e quajtur RB Leipzig nuk ndalet, gjashtë pikë larg Bayernit!

25.11.2016 23:27:47

Vazhdon përralla Leipzig në Bundesligë. Skuadra nga Saksonia e rriti në shtatë ecurinë e fitoreve radhazi dhe vazhdon të kryesojë kampionatin gjerman.

Në sfidën që hapi javën e 12-të, skuadra e trajnerit Hasenhüttl fitoi 4-1 në fushën e Freiburgut, me Keita që zhbllokoi rezultatin prej minutës së dytë.

Freiburgu, ku kuqeziu Amir Abrashi ishte titullar dhe qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, riktheu barazpeshën me Niederlechner në të 15-ën.

Kjo shkëndijë nuk i mjaftoi vendasve, që kapitulluan në harkun e 14 minutave përballë surprizës së Bundesligës. Timo Ëerner riktheu miqtë në avantazh, me sulmuesin 20-vjeçar që realizoi sërish në të 35-ën, duke mbyllur virtualisht sfidën.

Leipzigu realizoi sërish me Sabitzer në minutën e 79-të, rrjetë që vulosi rezultatin final 4-1. Në këtë mënyrë, “demat” ngjiten në kuotën e 30 pikëve, 6 më tepër se Bayerni i vendit të dytë, ndërsa mbeten ende të pamposhtur në këtë sezon mes më të mirëve të futbollit gjerman.