Mu thaftë ajo dora nëse u jep votë atyne që për se gjalli kanë dashte me vra e për se vdekmi po luanë me varrin e Ibrahim Rugovës

07.02.2021 15:13:41
Nga Ahmet Asani
Vërtetë, ose duhet të jesh total i pa informum, ose ta kesh trunin e shpërlam, që drejtimin e shtetit të Kosovës me ja dhanë një subjekti i cili për Ibrahim Rugovën ka pas dhe ende ka qëndrim oficiel, se Rugova ishte spiun dhe bashkëpunëtor i Millosheviqit!
Të gjitha Lëvizjet në Kosovë nga LRSSHJ, LPRK, LPK e deri te LVV, kanë pas qendrime të padrejta ndaj Pluralizmit Demokratik, ndaj Ibrahim Rugoves, Perëndimit e Amerikës! Ky asht fakt dhe secili që mundohet me e bishtnue këtë të vërtetë asht prishsia vet!
Sikur k’to Lëvizje në njenin nga Kongreset apo Kuvendet e tyne, të kishin dal me qëndrime të qarta dhe të kishin kërku falje për qëndrimet e tyne të gabueshme, atëhere do t’kisha mujt me ju besu se kanë evolu!
Por, që ti besosh nje organizimi i cili qendrimet e veta te gabueshme nuk i ka ndryshu kurrë, që kurrë askujt per asni lendim që ja ka ba nuk i ka kerkue falje, dhe tash don me lujt lojen me nje t’perkulme para vorrit te Rugoves, kjo është çmenduri!
E pabesueshme është që populli shqiptar i Kosovës të luj me ma të shtrejtën e ma të shejtën gja – me shtetin e Kosovës, shtet për të cilin kanë dhanë jetë qindra mijëra shqiptarë nder shekuj!
Se shqiptari i Kosovës mundet me votu dikend që kur përkulet para vorrit të Rugovës mendjen e ka te Rexhep Qosja e shpirtin te Enver Hoxha, k’te kurrë nuk e kam besu dhe ende nuk po muj besu!?