Muhamet Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV do t’i...

Muhamet Hamiti: E gjithë kjo pritshmëri e madhe për VV do t’i dëshpërojë njerëzit

16.01.2021 00:05:00

Kjo, sipas tij, sepse mund të çojë në dëshpërim, për shkak të mospërmbushjes së premtimeve. Hamiti këto deklarime i ka bërë në studion e ‘Pressing’, teksa ka pasur komente edhe për liderin e partisë opozitare.

“Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet, por jo me rezultatin që presin. Ata po e ndjellin fitoren. Pritshmëria kaq e madhe do t’i dëshpërojë njerëzit. Do të paguhet një çmim për indoktrinimin që po bën VV’ja. E kanë një njeri (Albin Kurti), sipas të cilit sillet krejt bota rreth tij”, ka deklaruar ai.