Muhamet Kelmendi që 18 vjet po flas për linjën e Tiranës/Kretës, ku ishe ti deri tash?

04.10.2016 12:04:51

Nga Rexhep Kastrati

Muhamet Kelmendi në një postim në facebook ka pranuar më në fund se UÇK-në e kanë shkatërruar dy grupe apo klane: klani i Xhavit Halitit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës, si grup politik, dhe grupi i Bardhyl Mahmutit dhe Bedri Islamit si grup likuidator. Në këtë mënyrë, u pranua dhe u konfrimua se UÇK-në  e kishte monopolizuar një linjë kundërkombëtare, të cilën unë e kam quajtur linja e Tiranës/Kretës, pasi që doli në skenë pas takimit Nano-Milosheviq në Kretë, në dhjetor 1997. Në shkrimet e mia që nga viti 1998, unë kam bërë të qartë se shfaqja e linjës së Tiranës/Kretës ishte bërë me qëllim të rrënimit të organizimit politiko-institucional të Kosovës dhe për realizimin e interesave serbe në Kosovë,  e që lidhen me ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Kjo shihet edhe nga kjo pjesë e shkrimit “Kush kanë qenë njerëzit me maska”, që mban datën 3 tetor 1998, e që është botuar në shtypin e Tiranës, pikërisht sot e 18 vjet më parë, pra më 4 tetor 1998.

20161004_133804

Konfirmimi i kësaj të vërtete pas 18 vitesh, ndërkohë që Muhamet Kelmendi ishte një nga drejtuesit e LPK-së, sa është një gjë pozitive, megjithatë nuk e lë pa përgjegjësi vet atë, pasi që pse ka pritur deri tash, pse nuk ka folur më herët, por tash, pas 18 vjetësh? Ajo thënia popullore: më mirë vonë se kurrë!, në këtë rast ka kuptim vetëm pjesërisht, sepse me heshtjen e tyre, aq më keq me ndihmesën e tyre për t’u forcuar linja e Tranës/Kretës, përkatësisht klani i Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit, i ka kushtuar shumë Kosovës. Dhe i ka kushtuar Kosovës me ndarjen etnike të saj, dhe me veprime që kanë synuar dobësimin e dhe rrënimin e linjës institucionaliste të presidentit Rugova dhe me krijimin e rolit të viktimës për serbët. Dhe kjo ndarje ka ndodhur jo në vitin 2013, as në vitin 2015, as në vitin 2016, por në vitin 1998-1999: lufta përfundoi në Kosovë kur Serbia arriti të realizonte ndarjen etnike të Kosovës, e jo për ndonjë arsye tjetër. Pra, edhe Asociacioni, e edhe demarkacioni nuk janë pasojë e negociatave në Bruksel, por negociatat në Bruksel janë pasojë e ndarjes së Kosovës mbi baza etnike qysh më 1998-1999. Dhe këtë duhet ta pohojë edhe Muhamet Kelmendi, edhe gjithë të tjerët që sadopak kanë brejtjeje ndërgjegjeje për dëmin e madh që i është bërë Kosovës. Po ashtu, duhet të pranohet botërisht se linja e Tiranës/Kretës kishte për qëllim të komprometonte dhe të sabotonte luftën çlirimtare, e jo që ta ndihmonte, pasi që ajo sabotoi dhe tradhtoi marrëveshjen e Oslos ndërmjet ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Adem Demaçit – Përfaqsues i përgjthshëm politik të UÇK-së, si dhe eliminoi shumë personalitete ushtarake dhe politike qoftë të linjës institucionaliste të presidentit Rugova, qoftë të vetë Ilegales, e cila nuk përbëhej vetëm nga LPK, por edhe nga LKÇK dhe ndonjë organizatë tjetër ilegale. Dhe atë kohë, të gjithë këta ishin bashkë kundër linjës institucinaliste, dhe të gjithë bashkë bënin nj fushatë të egër dhe primitive të luftës speciale kundër presidnetit Rugova, por edhe kundër meje për shkak se në flakë lufte kisha kurajon të denoncoja pikërisht këto që po dnoncon  tash pas 18 vitesh Muhamet Kelmendi. Ibrahim Kelmendi më kishte shpallur udbash (shih më poshtë foto-tekstin e Ibrahim Kelmendit, të botuar më 12 nëntor 1998, në gazetën e studetëve, “Bota e re” në Prishtinë, e që u bë gazetë e linjës së Tiranës/Kretës), kurse nga Shtabi i UÇK-së në Rahovec më vinin mesazhe kërcënimi për shkrimet që botoja në shtypin e Tranës gjatë vitit 1998.

 

ibrahimkerecnimi

Dhe ishte kjo kohë kur nuk kishte sigurinë më të pakët, por ishte kohë edhe kur ndodhte tradhtia më e madhe ndaj kombit shqiptar. Është e vërtetë se Muhamet Kelmendi qysh atë kohë ishte distancuar nga veprimet që bëheshin, por jo për këto arsye që thotë në postimin e tij në facebook, por për arsye pozitash, pasi që qysh gjatë luftës bëhej një luftë e brendshme për dominim dhe për marrje meritash. Në fakt, atë kohë kishte filluar shumë të përflitej mundësia që nga LPK të dilte një parti e rem si pasuese e UÇK-së. Kjo ishte kërkesë edhe e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu, qysh atëherë patën filluar debatet e brendshme, për shkak të të cilave mund të ketë pësuar edhe Ilir Konushevci, pasi që ai ishte në grupin e atyre që ngulnin këmbë se nuk kishte nevojë të dilte një parti e re, por të shfaqej LPK si themeluese dhe udhëheqëse e luftës. Këtë çështjen e prejadhjes së PDK-së, si parti e dalë nga UÇK, un e kam trajtuar në një shkrim të botuar më 26 tetor 2000, të titulluar “PDK-ja parti e dalë nga UÇK-ja apo nga LPK-ja”, në të cilin kam treguar detajisht historinë e çarjeve deri në çarjen e fundit pas luftës, më 1999 në Prizren, kur edhe u ndanë ata që ishin për një parti të re, dhe ata që ishin që të vazhdohej me LPK.

13576707_1052977281406078_9036574249878033116_o

Duhet thënë se e vërteta për dy klane apo grupe: atë të Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe atij të Bedri Islamit dhe Bardhyl Mahmutit mund të jetë pak më interesante, pasi që u arrit që në krye të partisë që do të shfaqej si parti e dalë nga UÇK-së të mos vendosej Hashim Thaçi si drejtor i Drejtorisë politike të UÇK-së, por Bardhyl Mahmuti, kurse sekretar i përgjithshëm Agim Çeku. Megjithatë, pas një kohe, do të vinte pikërisht ky, pra hashim Thaçi. Megjithatë, nuk mund të thuhet se raportet e tij me Xhavit Halitin dhe me Bardhyl Mahmutin nuk do të ishin gjithaq të mira. Bile, në një shkrim “Kah po shkon PDK-ja”, të botuar pas zgjedhjeve të para lokale të 28 tetorit 2000, kam pas shtruar çështjen e grushtimit ndrëmjet Hashim Thaçit në njërën anë, dhe Xhavit Halitit e Bardhyl Mahmutit, në anën tjetër, grushtim që mund të ketë ndodhur më 30 tetor, pra 2 ditë pasi që PDK kishte humbur zgjehdjet lokale. Në atë kohë, Hashim Thaçi ishte larguar për në SHBA, ku kishte qëndruar rreth dy javë, dhe prej nga  sipas gjasash, e kishte rikthyer në krye të PDK-së, klani i Drenicës, me Sami Lushtakun dhe me Rexhep Selimin. Për këtë shkrim, Jakup Krasniqi, si sekretar i përgjithsëm i PDK-së, kishte bërë kundër meje kallëzim penal për shpifje, në Gjykatën komunale të Prishtinës. Pra, historia mund të jetë pak më e vrazhdtë, dhe më pak për mashallah ndërmjet tyre. Dhe ndërkohë që ndodhnin të gjtha këto, të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Muhamet Kelmendin heshtnin, dhe për më tepër vazhduan të anagzhohen bashkë kundër linjës së institucionaliste të presidentit Rugova. Të kujtojmë se me themelimin e AAK-së, UNIKOMB që më parë drejtohej nga Ukshin Hoti, e në atë kohë udhëhiqej nga Muhamet Kelmendi, ishe shkrirë në partinë e Ramush Haradinajt, e cila kur bëhej fjalë për zgjedhjen e presidentit Ibrahim Rugova, president të Kosovës, u bë bashkë me PDK-në, me “Povratakun” dhe me pakicat tjera dhe e bllokuan. Në këtë mënyrë dëshmuan se përkundër inateve personale dhe të tjera, PDK, AAK ishin bashkë kur bëhej fjalë linja institucionaliste e presidentit Rugova. Dhe ndodhte kjo sepse të dyja ishin pjellë e linjës së Tiranës/Kretës, dhe të dyja kishin pjesë në plojë, kishin hise në të zezat që e gjetën Kosovën, përfshirë edhe ndarjen etnike të Kosovës, e të cilën e kam denoncuar qysh më 1998, por më shumë dhe në vazhdimësi e kam denoncuar pas luftës e deri më sot, kohë kur ndodhte fushata më rpimitive kundër linjës institucionaliste të presidentit Rugova, dhe kur ndodhnin vrasjet më të rënda politike, e për të cilat kam shtuar dhe kam denoncura vazhdimisht që 18 vjet. Dhe atëherë të gjithë ishin bashkë për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, ishin bashkë për forcimin dhe konsolidimin e kësaj ndarjeje, si dhe për legalizimin e saj. Dhe nga kjo përgjegjësi nuk mund të shpëtojë askush që ka marr pjesë, dhe as që do të mund të arrijnë të imponojnë këtë ndarje si pasojë e marrëveshjeve të Brukselit. Është kështu, për faktin se gjithë procesi i pasluftës kishte për qëllim që të legalizonte ndarjen etnike, e cila për herë të parë u legalizua në Raportin e Kai Aides, raportuesit të sekretarit të përgjishëm të OKB-së, Kofi Anan, më 2005, si dhe në Planin e Ahtisarit, më 2007. Pra, këto dokumente, nuk e sollën ndarjen, por e konstatuan dhe e legalizuan ndarjen etnike të Kosovës më 1998-1999, kur të gjithë ishin bashkë. Dhe përpjekja e Muhamet Kelmendit për të mos e thënë të vërtetën, por për ta ndërlidhur me marrëveshjen për Asociacion dhe demarkacion, është betëm një marre e tij, vetëm një përpjekje për të mashtruar sërishmi opinionin dhe për nevoja të politikës ditore. Dhe kjo ndarje, natyrisht se pos Beogradit, kishte edhe sponzorë të tjerë, siç janë francezët, të cilët kishin dekonspiruar aksionet e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, por edhe kishin arritur të rekrutonin shumë shqiptarë. Dhe në këtë mes nuk ishte vetëm Hashim Thaçi, por edhe të tjerë. Në fakt, gjithë paslufta, ka qenë lojë shërbimesh sekrete, të cilat kishin keqpërdorur edhe institucionet legale ndërkombëtare, siç është edhe EULEX, i cili kryesisht drejtoheshin nga njerëz të shërbimeve sekrete franceze, ndër të cilët ishte edhe Marnaku, i cili ka luajtur rol të madh në forcimin e dnarjes së veriut dhe forcimit të enklavave. Mirëpo, duhet thënë se është shumë e rrezikshme thejshtësimi i angazhimit të shërbimeve sekeret franceze vetëm në Hashimin, pasi që në ndërkohë janë të tjerë shumë aktivë në skenarë kundërshqiptarë. Një ndër ta mund të jetë Albin Kurti, i cili ka një vit e gjysëm që po bën gjithçka për destabilizimin e Kosovës dhe për rrënimin e institucioneve të shtetit. Dhe AAK, pjesë e të clës është edhe Muhamet Kelmendi, ishte pjesë e aksionit të përbashkët opozitar për rrënimin e institucioneve të shtetit të Kosovës. Dhe, edhe pse e ka distancuar veten nga ajo, megjithatë, vazhdon në mënyrën e saj anagzhimet për destabilizimin e Kosovës, duke bërë të qartë, se vazhdon të dëmtojë interesat shtetërore të Kosovës dhe përgjithësisht interesat kombëtare të shqiptarëve, që filluan më 1997 në shtetin shqipar dhe vazhduan në Kosovë më 1998-1999, e deri më sot. Edhe Muhamet Kelmendi, edhe Ramushi, edhe gjithë të tjerët e dijnë se Asociacioni është produkt i luftës në Kosovë, përkatësisht është varianti më i butë i kësaj ndarjeje, pasi që është shumë më pak, dhe asgjë fare krahasuar me synimet e Beogradit dhe me angazhimet e linjës së Tiranës/Kretës gjatë luftës e këndej. Dhe jo falë angazhimit të madh amerikan për të mos lejuar krijimin e një “Republika Srpska”, në Kosovë. Muhamet Kelmendi dhe të tjerët e dijnë këtë, por megjithatë bëjnë lojën e strucit dhe sillen sikur të mos e dijnë të vërtetën. Megjithatë, është e vërtetë se Asociacioni, sado që është i papëlqyer, megjithatë është varianti më i butë dhe më pak i dëmshëm për Kosovën, sesa çfarëdo organizimi tjetër, pasi çdo alternativë tjetër çon ose në “Republika Srpska”, ose në ndarjen e Kosovës, prandaj edhe SHBA-të këmbëngulin në këtë Asociacion. Po ashtu, amerianët e dijnë se çdo model apo parim tjetër, pos atij kadastral, në prcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do ta dëmtnte Kosovën kur të përcaktohet kufiri me Serbinë, duke i dhnë mundësi asaj që të futet në thellësi të Kosovës. Në këtë kuptim, angazhimet opozitare, dhe jo vetëm, për të destabilizuar vendin në emër të Asociacionit dhe demarkacionit janë po aq kundërkombëtare sa angazhimet e viteve 1998-1999, kohë kur ndodhi ndarja etnike e Kosovës. rancezët dhe italianët janë duke punuar fort, dhe jo vetëm serbët dhe rusët, dhe duket se i kanë akpur fort shumë politikanë shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës.