Muhamet Mustafa: Avdullah Hoti ka realizuar me sukses reforma të rëndësishme ekonomike

22.05.2017 20:28:21

Profesor Muhamet Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit “kryeministri i Kosovës: Karizmatik, dinamik apo teknokrat?”, të publikuar në express dhe në koha.net, e që shfaqnin dilema për kandidatin e LDK-AKR dhe të tjerë, Avdullah Hoti.

Në një postim në facebook, pofesor Mustafa ka dhënë tri argumente të rëndësishme kundër qasjes së shkrimit në fjalë, e që dëshmojnë për lidership të suksesshëm të z. Hoti qoftë në fushën profesionale akademike, qoftë edhe në drejtimin e Minsitrisë së Financave gjatë dy viteve të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa: 1. tejkalimi i qeverisjes makroekonomike amatore e dy qeverive pararendëse, sidomos asaj të viteve 2010 – 2014; 2. reforma e suksesshme fiskale që u mirëprit nga biznesi dhe që pati ndikim edhe në rritjen ekonomike, punësim etj. Po ashtu edhe pakon 2.0 të reformës fiskale, e cila parashihte rreth 20 reforma në këtë drejtim, e që bëri partnerin e deridjeshëm të kishte frikë nga suksesi dh bëri gjithçka që ta pengonte, edhe duke e rrëzuar Qeverinë; 3. rritja e inkasimit nga ana e doganave dhe ATK-së, të cilat arritën të inkasojnë 400 milionë.

Ky është postimi i plotë profesor Muhamet Mustafës:

PA DILEMA ARTIFICIALE : KRYEMNISTRI ARDHSHEM PARASEGJITHASH  DUHET TE JETE KOMPTENT DHE ME REFERENCA PER QEVESISJEN MAKROEKONOMIKE – me # Dr. Avdullah Hoti

( Lidhur me dilemat ne artikullin Expressonline dhe koha net : Kryeministri i ardhshëm i Kosovës: Karizmatik, dinamik, apo teknokrat?)

Kandidati i LDK, AKR dhe partenerëve tjerë në këtë koalicion Dr. Avdullah Hoti, gjatë dy viteve të qeverisjes në Qeverinë e Prof. Isa Mustafa, si minister i Finacave dhe më heret si akademik dhe punëtor ka dhënë mjaft referenca për kompetencën , përgjegjësinë dhe dinamizmin, e sidomos duhet veçuar tri sosh:
(1) Nën udhëheqjen e tij u tejkalua qeverisja makroekonomike e fiskale , pothuajse amatore, makorekonomike e cila nga BE dhe institucione me renome jashte e ne vend cilësohej si “qeverisje ad hock” ( Shih raportet e Progersit nga BE). Kjo lloj qeverisje qe u instalua me dy qeverite e hershme , e sidmos me ate 2010-2014 I ka shkaktuar shumë probleme zhvillimit dhe mjedisit investues. Vlersimet në këtë plan për Qeverinë Mustafa kanë qenë shumë positive dhe inkurajuese;
(2) Nën drejtimin e Dr. Avdullah Hoti u ndërmoren reformat e shumëpritura fiskale ne dobi te prodhuesve , ofruesve te sherbimeve dhe investitorëve të cilat u përqafuan nga bizbneset dhe ngriten pritjet e tyre për zhvillim , rritje ekonomike dhe punësim ( Shih Hulumtimin më të ri te Odes Ekonomike të Kosovës).Pako fikale 2.0 me me shume se 20 masa ne favor te prodhuesve te vendit e friksoi partnerin e deridjeshem te koalicionit edhe me shume , mundoheshin te pengojne dhe ne fund moren hapin qe nderpreu kete proces tejet inkurajues.
(3) Nën udhëheqjen e Dr. Avdullah Hotit dhe vedndimmmarjen e tij te guximshme, pa lene anash edhe dinamizimin e tij, ATK dhe Dogana rritën kapacitetet dhe evituan keqperdorimet, rriten te ardhurat burimore te Buxhetit te Kosoves per 400 milion. Kjo ne saje te masave fillestare por inkurajhuese per ckapjen e shtetit ne keto institucione.
Ndaj ne vend se te ngriten dilema artificiale voutuesve dhe opinionit duhet ti jepen argumente te cliruara nga aluzionet e retorikes boshe, ti jepen referencat e secilit kandidat lidhur me aftesite dhe komptencat e tyre ne rend te pare per qeverisje makroekonomike, mjedisin invenstues, ckapjen e shtetit.