Muhamet Mustafa falenderon votuesit dhe njofton për përkushtimin ndaj punës profesionale

13.06.2017 10:14:16

Prof. dr. Muhamet Mustafa u është drejtuar votuesve të tij me një falenderim për mbështetjen ndaj tij, si dhe ka bërë një përmbledhje të rezultateve të angazhimeve të tij politiko-institucionale.

Profesor Mustafa ka përmendur punën e tij gjatë dy mandateve sa ishte kuvendar, punën në Komisionin e Zhvillimit Ekonomik, punën në reforat e ndryshme fiskale, e në mënyrë të veçantë Ligjin për “Trepçën”, Ligjin për investime strategjike etj.

Në fund, ka njoftuar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ka vendosur të tërhiqet nga angazhimi aktiv politik për t’iu kushtuar punës profesionale, gjithnjë duke qenë i vullnetshëm për të ndihmuar shtetin në përpilimin e politikave të ndryshme ekonomike.

Ky është postimi i prof. dr. Muhamet Mustafës:

VOTUESVE TE MIJ TE CMUAR

Po u drejtohem me këtë porosi të sinqertë siç jam munduar të bej në secilin komunikim me ju duke përfshirë edhe diskutimet dhe intervenimet e mia përgjatë dy mandatve të kaluara në Kuvend.
Jam i lumtur që procesi zgjedhur , marrë në përgjithsi, u zhvillua mirë dhe mbrenda standardeve deri në këtë fazë, sa i perktë rangimit të forcave politike. Kemi dhënë një mesazh të mirë sidomos tek partnerët tanë e që ka rëndësi për përmirësimin e imazhit të vendit dhe forcimit të pozitës së tij ndërkombëtare.
Jam poashtu i lumtur që një përvojë e imja dhe një bagazh i studimeve përgjatë disa dekadave ka gjetë mundësinë që të dëshmohet në Kuvend për dy mandate, për faktin se rekomandimet tona të kahershme kanë gjetë zbatimin në disa nga masat e politikve ekonomike që aprovoi Qeveria në largim, veçanrisht në fushën e politikave tatimore të favorshme për investitorë dhe prodhuesit vendorë , duke përfshirë këtu edhe sherbimet. Këtu duhet përfshirë edhe Ligjin mbi Trepçen, Ligjin mbi investimet strategjike , një serë ligjesh për energjinë, për trafikun, për stdardizimin dhe Ligjin mbi pronën industrial dhe inetlektuale. Gjithashtu, nëpëmjet Komisionit kontribuam në prezentimin e mirë të Kuvendit në marrdhëniet ndërkombëtare , duke kryer rolin e rapoprtuesit në SEECP dhe Kryesuesit në Parlamentin e Komunitetit Euriopian të Enrgjisë. Ky përbën edhe një satisfakcion për mua gjatë punës në udhëheqjen e Komisionit të Kuvendit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, industri dhe tregti .
Gjatë aktivitetit parazgjedhor kam mundur të vërej se përkrahja për mua si kanditat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjt e e jashtëzakonshme, gjatë komunikimit me votues, ka qenë inspiruese. Megjithatë, disa rezultate që kam marrë në disa degë të Prishtinës tregojnë një rënie të perkrahjes në krahasim me zgjedhjte e kaluara e edhe ato të vitit 2010. Sigurisht këtu shkakun duhet kërkaur në gabimet e mia. Ndaj pa marrë parasysh se a do të kem mjaft vota për të marrë serish pozitën e depuetit apo jo, kam vendosur të tërhiqem nga aktiviteti i drejtpërdrejtë politik në institucione.
Kam vendosur që në vitet që vijnë, aq sa do të kem shendetin dhe mundësitë tu përkushtohem tri projekteve :
• Punës në Riinevst , në thelklimin e studimeve lidhur me çështjet kyçe të zhvillimit ekonomik, poliitikave zhvillimore e makroekonomike, për të forcuar rolin e Riinevstit si një organizatë kërkimore, avokuse si një think tank i pavuarur.
• Konsolidimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike që e patëm themeluar në nëntor të vitit 2012 me disa kolegë nga Tirana e Maedonia, por që për shkak të punës sime në Kuvend ka mbetur pezull.
• Do të mbeshtes themelimin e një Klubi apo Ascociacioni të Prishtinalive, të cilët me dekada janë margjinalizuar
Gjithashtu, me duhet të përkushtohem edhe në çështjet reth familjes e familajrëve që pa të drejtë I kam lënë anash.
Sikurse edhe deri tash do të jem disponim të institucioneve të Kosovës për të dhënë mendimin dhe këshillen time kurdo që kërkohet, pa marrë parasysh formacionet politike që do ti udhëheqin.
I falenderoj të gjithë votuesit e mij dhe shpersoj shumë që do të me mirëkuptojnë!
I juaji,
Muhamet Mustafa