Muhamet Mustafa: “Fillimi i ri” bën premtime pa mbulesë, dhe shpreh bindjen se votuesit dinë të dallojnë mashtrimet nga premtimet reale

28.05.2017 21:38:27

Profesor Muhamet Mustafa u ka reaguar partive të koalicionit PDK-AAK-Nisma, që po bëjnë premtime pa mbulesë për rritje pagash dhe pensionesh.

Në një postim në facebook, profesor Mustafa vë në dukje se votuesit tanë janë të pjekur dhe kërkojnë referenca në kuptimin se çfarë kanë bërë përpara.

“VOTUESIT VLERESOJNE KUSH CKA KA BERE NE TE KALUAREN -NUK ESHTE KOHA PER TRILLIME DHE RIFILLIME TE SHOQERUARA ME PREMTIME BOSHE

Sa po u afrohemi diteve te fushates zyrtare per Zgjedhjet nacionale te 11 Qershorit aktere te caktuar kane filluar me premtimet qe thellojne mashtrimet per FIllimin e Ri. Premtimet per rritje te paagve dhe pensioneve pa mbulese ( nuk thone se per sa vite ). Harrojne se votuesit tone jane pjekur dhe po kerkojne refernca, pra cfare kane bere me heret parti e lidere te caktuar, kerkojne provat dhe jo premtimet boshe, vetem per perdorim elektoral.
Koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Levizja per Drejtesi ka cfare te tregoje per rezultatet dhe cfare te ofroje per Kosoven prosperuese dhe Europiane

VOTO ME MEND – LDK 16, voto MUHAMET .MUSTAFA:23″ – thuhet në postimin e profesor Mustafa.