Muhamet Mustafa: PERSERI PER “RISHPERNDARJEN” E VOTAVE MIDIS KANDIDATEVE ose MOS TE NDJEKIM SHEMBULLINN E STRUCIT

07.07.2017 18:13:44

(Post festum , numrimit dhe rinumrimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës)

Kësaj here ky shkrim vie pas qëndrimit të PZAP dhe Gjykatës Supreme lidhur me një ankesë që bëmë unë dhe tre kolegë të tjerë kandidatë për deputetë ( Fadil Aliu,Besnik Krasniqi, Nuredin Ibishi). Të sqaroj menjëherë se ankesa ime e besoj se edhe e kolegëve të mij nuk kishte të bëjë me fitmin ose mos fitimin e potit të deputetit. Në fakt unë menjëherë pas votimeve , ende pa u numruar dhe ditur rezulatet e votimit për deputetë isha tërhequr publikisht nga gara, duke saruar arësyet. Në bëmë ankesë për shkak të seriozitetit të problemit që shtrohet më poshtë.

Duke u nisur nga dekleratat që u dhanë nga vetë KQZ , duke përfshirë edhe kryesuesen e KQZ se edhe në këto votime ka pasë lëshime dhe shkelje të rregukllave gjatë numrimit të votave të kandidatëve dhe rishpërndarje të tyre midis kandidatëve brenda listave të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet nacionale të qershorit të këtij viti , si dhe duke u nisur edhe nga debati që pata në face book pas disa postimeve të mia, duke përfshirëm sidomos edhe pohimet e një komisioneri, në kërkuam nga PZAP dhe më vonë tre kolegët e tjerë edhe nga Gjykata Supreme e që të konstatohet se sa është e parnishme kjo dukuri . Të konstatohet çfarë dimensioni ka dhe sa kjo anamali , që përcjellë vazhdimisht procesin e numrimit të votave, e deformon rezultatin e zgjedhjeve. Për ta konstatuar këtë ne propozuam që kjo të konstatohet nëpërmjet të analizës detale të një mostre reprezentative për gjithë kutitë e votimit , të formuar me metodën e rastësisshme që do të gjenerohej nëpërmjet një modeli statistikor dhe programi kompjuterik shumë të thjeshtë që përdorin thuaja të gjitha organizatat kërkimore. Mostra do të sajohej ashtuqë gjithë numrat e vendvotimeve do të ishin një input për kompjuterin dhe në bazë të instrukcioneve kompjuteri do të jepte për shembull 248 kuti për rinumrim dhe krahasim me rezultatet e votave për të proklamuara për deputetë sipa procesev nga komisionerët. Kjo do të na jepte informten e duhur për për të konstatuar se sa ato rezulatate, me çfarë % shmnagen nga votat brenda kutive, me një saktësi brenda stndardeve të pranueshme . Kjo do te jepte një informatë se sa është kjo shmangje, sa e deformon ajo voten e qytetarëve të Kosovës, dhe më ne fund sa mund të jemi konfidentë se depuetet që do të certifikohen janë ata që I kanë votuar mjaftueshëm qytetarët në krahsim me ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit, sidomos ata që janë afer me numrin e votave me ata që hyjnë në Kuvend.
Ne fakt serioziteti i këtij problemi del edhe nga shembulli I numrimit të 116 kutive që rezultuan me tri ndryshime në përbërjen e deputetëve për subjekte të caktuara. Por kjo nuk mund të merret për bazë për përfundime lidhur merregullsinë e zgjedhjve , ngase mostra nuk ishte e rastësishme por e zgjedhur sipa kërkesave të deputetëve të caktuar dhe si e tillë nuk është representative dhe e besueshme për një vlerësim të përgjithshëm. Kandidatët për deputetë e kanë të vështirë të kenë pasqyrë për këtë çështje. Ata nuk janë preznet në vendvotime kur numrohen votat as kur votohet duke respektuar rregullat e caktuara. Ata edhe nuk mund të investigojnë individualisht, dhe shumë prej tyre nuk duan të veprojnë në bazë të informative që marrin pas aktivitetit zgjedhor e numnrimit të votave dhe sipas pritjeve të tyre , ose në stilin : mua “me kanë votuar”, “këtu e këtu kam lidhje“miqësore” , “kam lidhje familjare këtu e aty”, pasiqë votimi është I fshehtë dhe i tillë duhet të mbetet.
PZAP dhe Gjykata supreme arsyetuan vendimet e tyre se kërkesa jonë nuk ishte e argumentuar, se na mungojnë dëshmitë ( duke harruar dekleratën publike të një komisioneri e edhe vetë dekleratat publike të përfaqësuesve të KQZ) , dhe se nuk është paraprë me rregullat , procedurat dhe ligjin. Por harruan se një analizë e tillë, me një metodë standarde kërkimore, askund nuk është as e ndaluar. Andaj ajo do të mund të aprovohej. Kjo nuk u aprovua dhe ne mbesim në mëdyshje mbi korrektësinë rezultatit zgjedhor lidhur me atë se a janë deputet që çertifikohen këto ditë ata që duhet të jenë, apo ka disa që kanë mbetur jashtë dhe do të duhej të çertifikoheshin ? Dhe ky fakt ka një rendësi tepër të madhe për kerdibilitetin e deputetëve dhe për kredibilitetin e institucionit suprem te demokracisë përfaqësuese në Republikën tonë Parlamentare. KQZ dhe instiucionet tjera përgjegjëse shpresoj të mendojnë me thellë për këtë çështje dhe jo ta trajtojnë me rutinën dhe konformitetin e zakonshëm këtë dukuri që po I shoqëron disa raunde zgjedhjesh tek ne. Ata por edhe DnV dhe akterët e tjerë në shoqërinë civile e në medie poashtu duhet të bëjnë çmos që kjo “rishpërndarje” e votave nga komisionrët të ndërpritet dhe sankcionohet. Frigohem se edhe kësaj here po veprojmë duke ndjekur shembullin e strucit.