Muharrem Nitaj i AAK-së do koalicion parazgjedhor me LDK-në e PSD-në

31.07.2019 14:08:25

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dëshirën e tij personale, që partia ku ai bën pjesë të bëjë koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe PSD-në.

Nitaj ka thënë se po të pyetej ai, koalicionet parazgjedhore do të ndaloheshin me ligj, por ka theksuar se kjo nuk mund të ndodh.

Ai ka shtuar se në koalicion parazgjedhor do e preferonte LDK-në dhe PSD-në.

Postimi i plotë:

Po të pyetesha unë, koalicionet parazgjedhore do t’i ndaloja me ligj, por kjo as është e mundur e as nuk ndodhë!

Kosova, falë një interpretimi të çuditshëm të Gjykatës Kushtetuese, është shndërruar në rob të koalicioneve prazgjedhore!

Prandaj koalicionet parazgjedhore, edhe këtë herë, mund të jenë e keqja e domosdoshme!

Dhe në një situatë të tillë dhe nëse ato do të ndodhin, e për të eklipsuar çdo koalicion të mundshëm, për mua joparimor, unë do ta mbështesja një koalicion AAK-LDK-PSD.

Natyrisht, ky është qëndrimi im dhe nuk është ofertë publike për koalicion. Siç zakonisht ndodhë, vendimet e tilla i merr partia e jo individi!