Muharrem Sfarqa ka dëshmuar se është kryetar i të gjithë qytetarëve

17.11.2017 12:26:23

 

Sepse, në gjithë Kosovën Lidhja e Rugovës po fiton, po kthehet fryma rugoviane.

Sepse, në gjithë Kosovën është ngritur vetëdija qytetare dhe ka rënë dukshēm numri i votuesve të PDK-së. Qytetarët nuk duan klane mafioze, nuk duan PRONTO e as shqiptarë që u japin ministri e hapësirë veprimi pafund, shkieve.

Sepse, ferizajasit nuk mashtrohen me figurën e pafajshme të Agimit. Të gjithë e dinë që nuk flet ai me gojën e tij. Brishtësia e Agimit ështê rruga më e lehtë e SHIK-ut për tē vepruar përmes tij, prandaj qytetarët do të votojnē Lidhjen, të dielen.

Sepse, Muharrem Svarqa ka dëshmuar që është kryetar i të gjithë qytetarëve, duke punuar në të gjitha zonat e komunës së Ferizajt, pa dallim.

Sepse, qytetarët gjatë mandatit të LDK-sê hallet i kanë qarë në zyren e kryetarit e jo një kat më lartë. Svarqa është shefi i vetëm në zyrën e tij, sepse Lidhja i ka dhënë besimin e plotë pēr të udhëhequr me Ferizajn.

Sepse, ishte hera e parë në mandatin e Lidhjes kur shkollat, që të gjitha punuan me vetëm dy ndërrime.

Sepse, Svarqa me këmbënguljen dhe vendosmërinë e tij, arriti ti sjell Ferizajt projekte madhore të financuara nga Qeveria dhe donatorët.

Sepse, u përkushtua në hapjen e vendeve të reja të punës, dhe ja doli. Qytetarët e dinë, që ai do të vazhdojnë të punojë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Muharrem Svarqa do ta ketë edhe një herë besimin e ferizajasve, sepse e meritoi me punë, përkushtim dhe bashkëpunim me qytetarët.

Ferizajt i duhet kryetari aktual, sepse po i jep frymë dhe dritë qytetit tonë.

Do ta votojmë numrin 47, sepse Muharrem Svarqa ka dëshmur që shefi i tij i vetëm janë qytetarët e Ferizajt.

Me Muharrem Svarqën edhe 4 vite të tjera!

🍀✌🏼