Muharrem Sfarqa të gjithë besimtareve myslimanë u uron festë të Kurban Bajramit

21.08.2018 00:19:43

Kryetar i Deges së LDK në Ferizaj, z. Muharrem Sfarqa përmes një postimi në facebook,  të gjithë bësimtarëve u uron festë të Kurban Bajramit. Ai duke u uruar këtë festë, për besimtarët shpreh dëshirat për shëndet dhe mirëqenien e familjeve tona.

Postimi i plotë i z. Muharrem Sfarqa në facebook:

Të nderuar besimtarë myslimanë, të nderuar qytetarë të Ferizajt,
Dëshiroj që duke jua uruar edhe këtë festë të Kurban Bajramit, të shpreh dëshirat më të mira për shëndetin dhe mirëqenien tuaj dhe të familjeve tuaja. Uroj që kjo festë t’ju gjejë me zemër të hapur, për t’i pranuar të tjerët ashtu siç janë, për t’i mbështetur dhe inkurajuar ata për një të ardhme më të mirë. Le të jetë kjo festë e sakrificës edhe një dëshmi e besimit tuaj të sinqertë ndaj Krijuesit dhe manifestim i virtyteve më të larta, që na bëjnë më të njerëzishëm, më mirëkuptues dhe më solidarë me njëri-tjetrin.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Muharrem Sfarqa,kryetar i Deges së LDK – së, Ferizaj!