Muharrem Sfarqa uron qytetarët e besimit katolikë për Krishtëlindje

24.12.2018 23:27:38

Gjithë qytetarët e besimit katolikë më një kartolinë të bukur në këtë natë i uron kryetari i degës se LDK-së,në Ferizaj, z. Muharrem Sfarqa.
Z. Sfarqa i fton ata që të kënë sinqeritet, mirësi e ngrohtësi për njeri -tjetrin, të bëjnë sakrifica sepse kjo është shumë e nevojshme për njerëzimin..

Postimi i plotë i z. Sfarqa në facebook:

Të nderuar qytetarë të besimit katolik,
Njerëzimi sot, si gjithherë, ka shumë nevojë për mirësi, afërsi, ngrohtësi të sinqertë dhe sakrificë, për të mirën e njëri-tjetrit. 
Të gjitha fetë monoteiste e kanë transmetuar dhe vazhdojnë ta transmetojnë këtë frymë vëllazërie midis njerëzve. 
Uroj që kjo festë Krishtlindjesh ta forcojë ndiesinë e nevojës që të gjithë të japim ndihmesën tonë, sado modeste, në mënyrë që të tjerët ta ndiejnë në mendjet dhe zemrat e tyre praninë mbështetjes dhe të veprës sonë të mirë.
Gëzuar për shumë mote Krishtlindjen!
Muharrem Svarqa
Kryetar i LDK-së në Ferizaj

.Shiko më shumë