Muharrem Svarqa: Gjidhënia, duhet të jetë pjesë shumë e rëndësishme të qenit nënë!

01.10.2017 21:15:32

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka inkurajuar nënat që të rrisin fëmijët me qumesht gjiri.

Në ditën e ushqyerjes së foshnjeve me qumsht gjiri, kryetari Sfarqa ka kujtuar se moderniteti ka tehuajsuar raportet edhe emocionale ndërmjet nënës dhe fëmijës, prandaj duhet ushqyer fëmijët me qumësht gjiri edhe për këto raporte.

Me shumë dëshirë sot inkurajova nënat e reja që t’i risin fëmijët e tyre në mënyrën më të shëndetshme, pra me qumësht gjiri. Respekti për këto nëna sa vjen e rritet në shoqërinë tonë prandaj të bëhemi të gjithë misionarë të procesve të dobishme. Moderniteti, sikur e ka tëhuajsuar njeriun. Për arsye estetike, gjithnjë e më shumë gra, nuk u japin gji fëmijëve të tyre. Pa dyshim që kjo nuk është një sjellje e pëlqyer, pasi shkakton dëme të pariparueshme në raportin e saj me fëmijën, sidomos në aspektin emocional, sepse gjidhënia, duhet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e të qenit nënë.

Zotohemi se ndihma jonë për nënat dhe fëmijët nuk do të mungoj asnjëherë.

Fotografia e Muharrem Svarqa
Fotografia e Muharrem Svarqa
Fotografia e Muharrem Svarqa