Muharrem Svarqa i vendosur për të investuar në çdo pjesë të Ferizajt

10.10.2017 19:35:44

Kryetari i Ferizajt, z. Muharrem Svarqa po vazhdon të paraqesë vizionin e tij për zhvillimin e pjesëve të veçanta dhe në përgjithësi të kësaj komune.

Në një postim në profilin e tij në facebook, z. Svarqa të shoqëruar me foto, ka treguar për planifikimet për investime në vendbanime të tilla si Kroi i Bunjakut, Mirashi, Cërnilla, Jezerci etj., si në aspektin e infrastrukturës, të turizmit etj.

“Kroni i Bunjakut në fshatin Mirash është njëra ndër bukuritë e rralla natyrore por, për fat të keq ky vend nuk ka qenë e i njohur e vizituar sa duhet deri më tani.Ne po planifikojmë investime të reja edhe në këtë pjesë, një ujëmbledhës para se gjithash që do t’i jep shpirt turizmit malor.Ndërsa rruga që prek cep më cep Mirashin nga Fusha e Madhe deri në fshatin Cërrnillë është para asfaltimit.Milionat e investimeve po ndryshojnë jetën tonë, ndërkaq të gjitha këto pjesë meritojnë të ruhen e të vizitohen me shumë pasion.Mirashi është vetëm një pjesë e bukur e Ferizajt duke plotësuar bukuritë tashmë të njohura të Jezercit , Pleshinës , Mirosalës, Zllatarit e vendeve të tjera që kanë përparuar me ritëm të përshpejtuar gjatë 4 viteve të fundit.Ndërkaq në vitet në vijim do të jemi  të vëmendshëm për investime  dhe në rujatje të natyrës kudo. Fillimin e kemi të mbarë.” – thuhet në postimin e z. Svarqa.