Muharrem Svarqa: Të faleminderit Sazlia, vendi im i lindjes për ndjenjën e nostalgjisë!

20.10.2017 22:51:42

Muharrem Svarqa zgjodhi që takimet e tij me qytetarë të Ferizajt t’i përmbyllë në vendlindjen e tij, në Sazli,në vendin që i dhuroi një përiudhë me plotë emocione,që e bëri të donte njerëzit dhe vendin e tij.

Në një postim në facebook, z. Svarqa shprehet falënderues ndaj bashkëvendasve të tij me të cilet ndau jo veç emocione,por edhe mendime e ide për ta bërë jetën e tyre  sa ma të mirë.

Ky është postimi i plotë i  z. Svarqa në facebook:

Sazlia, vendi im i lindjes gjithmonë me jep ndjenjën e nostalgjisë. Edhe sot u ndjeva kështu por më i lumtur se asnjëherë më parë.
Ballëhapur ua kërkova besimin banorëve të shumtë që më nderuan me ardhjen e tyre, ngase kemi edhe shumë punë për të bërë.
Faleminderit bashkëvendas të mi që takimeve tona të shpeshta gjithmonë u jepni ngjyra kënaqësie.