Muja: Po kthehem në PDK pasi është pastruar nga elemtentet e dëmshme

23.11.2016 23:03:15

Deputeti Shaip Muja, i cili për një periudhë kohore ishte distancuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se tash do kthehet në këtë parti me gjithë aktivitetin që ka pasur më parë.

Ai në emisionin “Republika” të Tribuna Channel ka deklaruar se ai po kthehet ngase PDK është pastruar nga disa elemente, që sipas tij nuk janë të nivelit të PDK-së.

“Unë po kthehem ngase partia është pastuar nga disa elemente që unë nuk i kam parë si pjesë të PDK-së, dhe kjo më bërë që të kthehem përsëri në gjendjen e mëparshme që kam pasur në këtë parti, në PDK”, ka thënë Muja në “Republika”.

Duke folur me emra konkretë, Muja ka thënë se shkuarja e deputetëve si Margarita Kadriu, Ramiz Kelmendi dhe Gëzim Kelmendi përbëjnë pastrimin e PDK-së.

Ai ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk kanë ndërruar mendje për sa i përket votimit të buxhetit.

Muja ka thënë se qasja e PDK-së nuk ka ndryshuar aspak dhe se buxheti është plotësisht politik.

“Buxheti është politik, në shpërndarjen e oriretimeve financiare dhe në qdo gjë tjetër, buxheti nuk ka kaluar ende dhe nuk ka ndërruar as qëndrimin e deputetëve të PDK-së, buxheti po paraqitet fasionues por në fakt kemi një buxhet me probleme”, ka thënë Muja.

Ai ka shprehur bindjen se buxheti në këtë mënyrë është me sherr edhe nëse kalon edhe nësë nuk kalon.

“Ne do kemi kohë të mendojmë ende rreth tij dhe duhet të flasim edhe brenda partisë për të parë nëse duhet votuar ose jo,deputetët nuk janë për këtë lloj të buxhetit”, ka thënë ai.