Mulhaxha Kollçaku: Kur Stavileci e përmend Shtimen, ai e tregon veten e tij

06.08.2017 17:23:32

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, u shpreh se fat i mirë është që Blerand Stavileci është ministër në largim.

“Ai që i lejon vetes të bëjë krahasime me konotacion negativ me Shtimen, e në fakt duke aluduar në rezidentët e një Institucioni për shëndet mendor, aq më tepër një ministër fatmirësisht në shkuarje, në të vërtetë tregon shumë më tepër për veten e tij. Tregon se sa brengoset ai për gjendjen e tyre shëndetësore, problemet me të cilat ballafaqohen, tregon për injorancën e tij ndaj sektorit të shëndetësisë në përgjithësi dhe mbi të gjitha për mungesë të ndjeshmërisë njerëzore, virtyt ky që na dallon nga krijesat tjera në këtë botë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.