Müller: Jua vërtetova se golat nuk janë gjithçka për mua

27.02.2017 10:56:03

Thomas Müller ka që në dhjetor që nuk shënon në Bundesligë, por në ndeshjen e fundit ai mori vetëm lëvdata. Hamburger SV të shtunën u bë sërish viktimë e Bayern-it duke u mposhtur 8-0 dhe sulmuesi u përfshi në thuajse çdo gol të bavarezëve.

27-vjeçari u duk qartë se ka fituar qetësinë e duhur brenda vetes. “Këtë ndeshje pata plot situata, në të cilat mund të ndërhyja lirisht. Isha i përfshirë më shumë se në ndeshjet e fundit. Fatkeqësisht, nuk shënova dot, por mund ta pranoj edhe këtë”, – deklaroi ai pas goleadës.