Mungesa e kuorumit si mënyrë për të bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës

15.02.2017 16:28:08

Nga Rexhep Kastrati

Kur Kadri Veseli ishte shprehur pro zgjedhjeve të parakohshme, ishte bërë e qartë se PDK ka qenë dhe mbetet e interesuar për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës, jo vetëm pse këtë e drejton LDK dhe kryeministri Mustafa, por edhe si mënyrë për të bllokuar proceset e rëndësishme në vend: mratimi i ndryshimeve kushtetuese për Gjykatën speciale dhe i ligjit për këtë Gjykatë, pengimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pengimi i konsolidkmit dhe rritjes së LDK-së.

Së këndejmi gatishmëria e Kadri Veselit për të shkuar në zgjedhje, ishte vetëm kulmi i gjithë angazhimeve të dhunshme, anarkiste, tribale dhe në kufijtë e terrorizmit që filluan që në fillim të mandatit të kësaj Qeverie.

Ndër metodat që u përdorën për të penguar, për të bllokuar dhe për të komprometuar Qeverinë e Kosovës, përveç fomrave të lartpërmendura, dhe luftës speciale medietike, ka qenë edhebllokimi i funskionimit të Kuvendit të Kosovës, për ta bërë atë të pafuqishëm për të miratuar ligjet dhe reformat e domosdoshme për vendin, për fuqizimin e shtetit ligjor, të reformave të ndryshme, të realizimit të agjendave ndërkombëtare të Kosovës, e së këdejmi edhe realizimin e funskionimit normal të Qeverisë së Kosovës.

Kjo u pa më qartë kur u shpërfaqën në një linjë partitë opozitare, PDK dhe Serbia, lidhur me anagzhimet për rrëzimin e Qeverisë, e që u vërejt pikërisht në fund të vitit të kaluar, kur edhe Kadri Veseli ishte shprehur pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme.

Mirëpo, duket se pafuqia për ta rrëzuar Qeverinë, përkundër formave agresive, të dhunshme, tribale dhe anarkiste, si dhe i luftës speciale, por edhe i provokimeve nga Serbia, ka shtyrë partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës të vënë në funksion metoda jotëdhunshme, por me qëllim të njëjtë; bllokimin e këtij institucione të rëndësishëm të shtetit. Këto metoda janë: bojkotimi i institucioneve nga ana e listës “Srpska”, si dhe krijimi i mungesës së kuorumit për të miratuar ligje, reforma dhe agjenda të tjera të rëndësishme për vendin.

Edhe këto metoda, sikurse metodat tjera, po dëshmojnë për bashkërendim ndërmjet këtyre partive dhe serbëve për të bërë të pamundur funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës, duke synuar gjithnjë bllokimin e institucioneve mosfunksionimin dhe mosfunksionalitetin e tyre, e rrjedhimisht për të çuar vendin drejt zgjedhjeve, ashtu siç kishte urdhëruar Rusia, dhe siç kishte kërkuar Serbia.

Seanca e djeshme, por edhe vazhdimi i sotëm i saj, dëshmoi se ka një zell, ka një strategji dhe ka një qëllim të qartë që të bllokohet funksionimin dhe funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës, që për mungesë kuorumi mbetën pa u miratuar prjektligje dhe ndryshime ligjesh me rëndësi shumë të madhe për vendin.

Në gjithë këtë farë strategjie, qëllimi apo edhe taktike, sigurisht se përgjegjësia më e madhe politiko-institucionale bie mbi PDK-në, por edhe në kuvendarë të caktuar të LDK-së, të cilët për arsye të ndryshme dhe që nuk kanë lidhje me frymën dhe natyrën e saj, janë bërë pjesë të axhendave kundërshtetërore, bllokuese dhe penguese të realizimit të funksionimit normal të të Kuvendit të Kosovës, dhe të realizimit të axhendave shtetërore dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.