Mungon Neymar, por PSG “fluturon” me Cavanin

28.10.2017 01:56:25

Paris Saint Germain u shkëput akoma edhe më shumë në krye të Ligue 1 pasi mposhti në “Parc des Princes” me rezultatin e pastër 3-0 Nice në supersfidën që hapi javën e 11-të. Në një ndeshje ku binte në sy mungesa e Neymar për shkak skualifikimi, heroin e vërtetë për Parisin e bëri “El Matador” Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguian realizoi 2 golat e parë të sfidës ndërsa autogol i Dantes vulosi suksesin e skuadrës së Unai Emery. PSG me këtë fitore u ngjit në kuotën e 29 pikëve, 7 më shumë se Monaco e vendit të dytë që luan të shtunën në transfertë ndaj Bordeaux. Me këtë dygolësh Cavani u ngjit në kuotën e 11 finalizimeve në Ligue 1, dy më pak se Falcao që kryeson. /supersport.al/