Mungon Ronaldo, ja “Top 10” golashënuesit e Europës

07.02.2017 11:53:23
Me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në rivalitet të përhershëm për të gjithë trofetë individualë, ne jemi duke parë sulmues mjaft të mirë, që po tregojnë veten në këtë sezon, në samitin e golashënuesve më të mirë evropianë. Më poshtë njihuni me 10 shënuesit më të mirë në pesë ligat elitare të futbollit në kontinentin tonë. Kujtojmë se kjo renditje parasheh vetëm kampionatet e Francës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës. 10. Andrea Belotti (Torino) Golat e shënuar: 15 Ndeshje të luajtura: 20 Gola për ndeshje: 0.75 ………………………………………………………… Nëntë lojtarë ndajnë aktualisht të njëjtin numër golash në sezonin 2016-2017. Por, me 15 gola në vetëm 20 ndeshje, është sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti. Ky i fundit ka një mesatare më të mirë gola/ndeshje sesa Alexis Sanchez, Zlatan Ibrahimovic, Diego Costa apo Gonzalo Higuain, të cilët, të gjithë, kanë luajtur më shumë ndeshje sesa italiani 23-vjeçare. Belotti e shënoi golin e tij të 15-të të sezonit në Seria A të dielën, kundër Empolit. 9. Robert Lewandowski (Bayern Münich) Golat e shënuar: 15 Ndeshje të luajtura: 19 Gola për ndeshje: 0.79 ………………………………………………………… Polaku është lloji i lojtarit, që ne jemi mësuar ta shohim rregullisht në “Top 10” shënuesit më të mirë në Europë. Robert Lewandowski ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje në Bundesligë, duke përfshirë edhe përplasjem e së shtunës, ndaj Schalkes, kur realizoi golin e vetëm të Bayernit. 8. Anthony Modeste (1. FC Köln) Golat e shënuar: 15 Ndeshje të luajtura: 19 Gola për ndeshje: 0.79 ………………………………………………………… Francezi Anthony Modeste është ende në këtë “Top 10” dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se ai do të dalë prej saj deri në fund të sezonit. Sulmuesi 28-vjeçar i Köln është duke pasur sezonin e tij më të mire, deri më tani, me 15 gola në 19 ndeshje, duke barazuar totalin e tij të sezonit të fundit (në 34 ndeshje). 7. Romelu Lukaku (Everton) Golat e shënuar: 16 Ndeshje të luajtura: 23 Gola për ndeshje: 0.7 ………………………………………………………… Sa e lehtë është për t’u bërë pjesë e kësaj “Top 10”? Mjafton të shënoni 4 gola në një ndeshje dhe “boom”, ju jeni në të. Sulmuesi belg i Evertonit pati një paraqitje të klasit botëror kundër Bournemouth, të shtunën, teksa u bë golashënuesi kryesor në Premier League (16 gola), një më shumë sa Diego Costa dhe Alexis Sánchez. 6. Dries Mertens (Napoli) Golat e shënuar: 16 Ndeshje të luajtura: 21 Gola për ndeshje: 0.76 ………………………………………………………… Anësori 29-vjeçar belg, Dries Mertens, e ka parë veten në një dimension krejt të ri, këtë sezon me Napolin. Duke treguar disa shfaqje të klasit botëror, si në Seria A, edhe në Ligën e Kampionëve, ai shënoi një “hat-trick” në fitoren e Napolit (7-1) ndaj Bolonjës, të shtunën, duke e parë veten në krye të shënuesve të Seria A. 5. Luis Suárez (FC Barcelona) Golat e shënuar: 16 Ndeshje të luajtura: 19 Gola për ndeshje: 0.84 ………………………………………………………… Duke fituar vendin në ekipin e vitit, në janar, Luis Suárez vijon të mbetet një prej sulmuesve më vdekjeprurës në futbollin europian. Sensacional goli i tij kundër Atlético Madrid në “Copa Del Rey”, pak ditë më pare. Po aq mirë është paraqitur edhe në La Liga. Me 16 gola, ai është ende golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, duke ndarë nderin me shokun e grupit, Lionel Messi. 4. Lionel Messi (Barcelona) Golat e shënuar: 16 Ndeshje të luajtura: 18 Gola për ndeshje: 0.89 ………………………………………………………… Ndryshe nga shoku i grupit të tij, Luis Suarez, Lionel Messi ka qenë në fushë të shtunën, kundër Athletic Bilbaos, dhe bëri më të mirën: shënoi. Ky ishte goli i tij i 16-të sezonal, po aq sa ka edhe bashkëlojtari uruguajan. 3. Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund) Golat e shënuar: 17 Ndeshje të luajtura: 17 Gola për ndeshje: 1.00 ………………………………………………………… Me thashethemet insistuese, që e dërgojnë atë te Real Madrid në një të ardhme të afërt, Pierre-Emerick Aubameyang vazhdon të shijojë me kënaqësi golat në Bundesligë, duke udhëhequr një ekip shumë të ri dhe emocionues në Dortmund. Me 17 gola në po aq ndeshje, ai është një nga dy lojtarët e vetëm në Europë me 1, ose më shumë gola për ndeshje. Thjesht i shquar. 2. Alexandre Lacazette (Olympique Lyonnais) Golat e shënuar: 18 Ndeshje të luajtura: 19 Golat për ndeshje: 0.95 ………………………………………………………… Edhe pse ai fitoi pseudonimin e bukur “Penalzette”, teksa shënoi nga 18 gola në “Ligue 1”, në tri sezonet e fundit, Alexandre Lacazette ka provuar se është një nga sulmuesit më të mirë në Europë, për momentin. Edhe pse Lyon nuk është duke luajtur mjaft mirë këtë sezon, ai ende arrin të afirmohet si shënues i rregullt. Vallë, të jetë gati për klube e Premier League?! 1. Edinson Cavani (PSG) Golat e shënuar: 22 Ndeshje të luajtura: 21 Golat për ndeshje: 1.05 ………………………………………………………… I çliruar së fundi nga prania e imponuar e Zlatan Ibrahimovic, Edinson Cavani në fund mund të shprehë të gjithë talentin e tij dhe të sigurt. Ai nuk ka gabuar në këtë sezon. Sulmuesi uruguajan shënoi 3 golat e ekipit të tij, të shtunën, ndaj Dijon (3-1), duke regjistruar 22 gola në 21 ndeshje, në kampionat. /telesport.al/

Burimi: http://telesport.al/mungon-ronaldo-ja-top-10-golashenuesit-e-europes/
© telesport.al